Blakaj: Serbët e Kosovës kontrollohen nga Beogradi, situata në veri jashtë kontrollit të shtetit

Analisti Bekim Blakaj ka komentuar situatën në veri të Kosovës.Blakaj theksoi se serbët në veri të Kosovës janë nën kontrollin e Beogradit. “Që prej periudhës së pasluftës serbët e Kosovës kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht përpjekjeve të bëra për një shkëputje nga ana e serbëve lokalë, kjo ka qenë e pamundur”, u shpreh Blakaj. I pyetur […]
Analisti Bekim Blakaj ka komentuar situatën në veri të Kosovës.Blakaj theksoi se serbët në veri të Kosovës janë nën kontrollin e Beogradit.
“Që prej periudhës së pasluftës serbët e Kosovës kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht përpjekjeve të bëra për një shkëputje nga ana e serbëve lokalë, kjo ka qenë e pamundur”, u shpreh Blakaj.
I pyetur se a ka dalë jashtë kontrollit të shtetit të Kosovës veriu, Blakaj tha se ka frikë se po, pasi edhe mjetet nga rruga janë hequr nga persona të panjohur dhe të maskuar.
“Kam frikë se situata ka dalë jashtë kontrollit të shtetit. Po ta vini re, mjetet e tonazhit të rëndë janë hequr nga rruga nga persona të maskuar”, tha Blakaj pë ABC.












