Bislimi optimist se barrikadat hiqen sot ose nesër: Njerëzit kanë arsye për të festuar

Bislimi optimist se barrikadat hiqen sot ose nesër: Njerëzit kanë arsye për të festuar

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur optimist se barrikadat e vendosura në veri, do të hiqen sonte ose nesër. Kjo situatë e re është krijuar pas lirimit të ish-policit me përkatësi serbe, Dejan Pantiq. Bislimi ka shprehur besimin e tij që qytetarët do të kenë arsye për të festuar. “Jam […]

Kjo situatë e re është krijuar pas lirimit të ish-policit me përkatësi serbe, Dejan Pantiq.

Bislimi ka shprehur besimin e tij që qytetarët do të kenë arsye për të festuar.

“Jam shumë optimist se barrikadat do të hiqen sot ose nesër dhe se njerëzit do të kenë arsye për të festuar”, ka thënë Bislimi në një intervistë për Radio Kim.

Bislimi ka thënë se ka shumë qytetarë të shqetësuar në katër komunat veriore të Kosovës dhe se këto shqetësime po barten edhe te qytetarët në pjesën jugore, pa dallim nacionaliteti.

“Besojmqë s’ka asnjë arsye për tensione, s’ka asnjë arsye për barrikada. Nëse ka qytetarë të brengosur lidhur me ngjarje të caktuara, një protestë paqësore mund të arrijë më shumë me më pak përpjekje, sepse qeveria ka vullnet për ta diskutuar cdo problem me qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionalitetin”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka thënë se nuk ultimatum për heqjen e barrikadave për KFOR, kur i është përmendur një deklaratë nga gazetarja.

“Para së gjithash, dëshiroj t’ju them se ky afat nuk është një afat kohor në kuptimin e ultimatumit. Janë dhënë disa ditë, dhe pastaj KFOR-i është dashur të përgjigjet brenda këtyre ditëve”, ka deklaruar Bislimi tutje.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjendet në Rashkë për t’u takuar me serbët që kanë vendosur barrikadat.

Raportohet se ai do të kërkoj drejtpërdrejt nga ta, që barrikadat e vendosura në disa lokacione në veri, të hiqen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?