Bërnabiq: Nuk bisedojmë për planin franko-gjerman pa u zbatuar Marrëveshja e Brukselit

Bërnabiq: Nuk bisedojmë për planin franko-gjerman pa u zbatuar Marrëveshja e Brukselit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë për planin franko-gjerman të propozuar nga BE-ja se “nuk di” se si të bisedojë për të, derisa s’është zbatuar Marrëveshja e Brukselit. Ajo për këtë temë është pyetur nga gazetarët në qeverinë serbe, por nuk dha një përgjigje konkrete, derisa u mundua ta fajësojë Kosovën se nuk ka […]

Ajo për këtë temë është pyetur nga gazetarët në qeverinë serbe, por nuk dha një përgjigje konkrete, derisa u mundua ta fajësojë Kosovën se nuk ka zbatuar marrëveshjet e nënshkruara më parë, raporton Danas

“Pala serbe është ende në pritje të zbatimit të marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën – Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar në vitin 2013. Gjithmonë pyes ndërkombëtarët dhe partnerët e huaj se kush do të garantojë marrëveshjen e dytë, nëse e para ende nuk është zbatuar”, ka thënë ajo.

Sidoqoftë, shumë nga marrëveshjet e nënshkruara nuk i zbaton as Serbia.

Bërnabiq ka folur edhe për situatën në veri të vendit, duke thënë se nuk “dëshiron as të mendojë” që Policia e Kosovës t’i heqë barrikadat në veri të Kosovës.

“As që do të doja të mendoja se policia e Kosovës po heq barrikada dhe po vë në pikëpyetje jetët e njerëzve, siç ka paralajmëruar Albin Kurti”, duke shtuar se po të ndodhte kjo do të përbënte “sulm ndaj grave dhe fëmijëve, të moshuarve që janë prapa barrikadave”.

“Unë nuk besoj në një skenar të tillë. Ka kuptim të mjaftueshëm nga ana e akterëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha KFOR-it”.

Për kërkesën e bërë ndaj KFOR-it që të kthejnë personelin ushtarak në Kosovë, kryeministrja serbe  tha se “vlerëson faktin se KFOR-i po shqyrton kërkesën e Serbisë” dhe se nuk e ka refuzuar menjëherë.

Për këtë kërkesë të Serbisë, emisari amerikan Gabriel Escobar ka thënë se e kundërshtojnë këtë kategorikisht, duke shtuar se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?