Bekë Berisha – Albin Kurtit: Dil nga lugu që ta ka përgatitur Vuçiqi

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, duke diskutuar rreth ngjarjeve në veri, deklaroi se protestat e stilit të Gazimestanit e të Milloshit në Fushë Kosovë janë metoda të shekullit të kaluar, prandaj shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duhet t’i ndalë këto kopje të shekullit të kaluar […]
“Situata në Kosovë po përkeqësohet çdo ditë. Ata policë që janë atje e dimë se në çfarë kushtesh janë. Megjithatë po mundohen ta mbajnë rendin kushtetues në veri”.
Berisha po ashtu iu drejtua kryeministrit Kurti, duke i thënë se duhet të dalë nga siç tha, “lugu që ta ka përgatitur Vuçiqi” dhe se komunikimi me NATO-n dhe Amerikën për siguri është detyrë e tij dhe se s’ka të bëjë me vullnetin.












