Baze flet për zhdukjen Remzi Hoxhës: Drejtësia shqiptare ka arritur deri te tre vrasësit, por jo edhe te trupi i tij

Baze flet për zhdukjen Remzi Hoxhës: Drejtësia shqiptare ka arritur deri te tre vrasësit, por jo edhe te trupi i tij

Krimi më i madh i shtetit shqiptar është fshehja e vrasjes së Remzi Hoxhës, ka thënë gazetari Mero Baze Gazetari nga Shqipëria, Mero Baze, ka rrëfyer versionin tij për zhdukjen e Remzi Hoxhës.  Baze ka thënë se përgjegjësia për zhdukjen e Hoxhës i takon Shërbimit Informativ të shtetit shqiptar të asaj kohe (SHIK). Sipas tij, […]

Krimi më i madh i shtetit shqiptar është fshehja e vrasjes së Remzi Hoxhës, ka thënë gazetari Mero Baze

Gazetari nga Shqipëria, Mero Baze, ka rrëfyer versionin tij për zhdukjen e Remzi Hoxhës.  Baze ka thënë se përgjegjësia për zhdukjen e Hoxhës i takon Shërbimit Informativ të shtetit shqiptar të asaj kohe (SHIK).

Sipas tij, drejtësia shqiptare ka arritur deri te tre vrasësit e Remzi Hoxhës por jo edhe te trupi i tij.

“Më erdhën në zyre vëllai i Remziut me një shok timin dhe më thonë se atë e kanë rrëmbyer me një makinë. Më thanë që e kanë marrë në Komisariatin nr.3. I mora në telefon në komisariat dhe iu them se e keni marrë një kosovarë, lirojeni se është miku im. Më thanë se i kanë marrë të Shërbimit(SHIK) dhe zakonisht i lirojnë pas 24 orëve … Të nesërmen erdhi vëllai dhe gruaja dhe më thanë se nuk e kanë liruar. Pasi e thirra komisariatin më thanë se e kanë ngatërruar personin dhe se ai nuk ishte por, një person tjetër. Pata një lloj shqetësimi dhe ju premtova që do të merrem më shumë personalisht me rastin”, tha ai  në RTV Dukagjini.

“Mora kryeministrin, Aleksandër Meksin dhe ai më tha që është përgjegjësi e SHIK-ut. Mora Ministrinë e Brendshme dhe më thanë edhe ata që është punë e SHIK-ut. Me shefin e SHIK-ut, Bashkim Gazidede nuk kisha raporte të mira. Më lehtë depërtoja te Berisha që ishte president se te Gazidede. Shkova në mbrëmje te Sali Berisha dhe ja shpreha shqetësimin. Ai menjëherë ma ndryshoi bisedën. ‘Po t’i ku e njeh këtë’ më pyeti Berisha si me habi. Ia tregova se ka qenë shoku im ortak me Remziun. Më tha: ‘Shoku juaj të bëjë kujdes për veten. Mos u merr me këto gjëra’. I thashë e njoh, prandaj u interesova”.

“Berisha më tha se do të flasë me ata të shërbimit dhe kështu kishte ndodhur. Gazidede me thirri në telefon dhe mi tha fjalët e njëjta si Berisha që të mos merrem me rastin”.

Baze tutje ka thënë se për çështjen u interesua edhe gazetari tjetër, Ylli Rakipi, por se sipas tij edhe atij i kishin thënë gjëra të tmerrshme.

” ‘Mos e kanë marrë këta të Maqedonisë se ka bërë atentat ndaj Gligorovit’, e gjëra të tjera, që me sa duket u kishte ngelur në dorë (Remziu) pasi ishte dita e tretë apo katërt pas rrëmbimit”, ka treguar ngjarjen gazetari Mero Baze.

Ai thotë se edhe Rugova dhe Bukoshi zyrtarisht janë interesuar për fatin e Remzi Hoxhës, por asnjëherë Shqipëria në atë kohë nuk kishte dhënë detaje për fatin e tij.

Ai thotë se qëllimi final nuk ka qenë vrasja e Remzi Hoxhës por, vetëm nxjerra e informacioneve nga ai, por sipas tij, “Remziu u ka ngelur në dorë shërbimeve të Shqipërisë”.

Baze ka përfunduar duke thënë se krimi më i madh i shtetit shqiptar është fshehja e vrasjes së Remzi Hoxhës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?