“Barrikadat edhe disa ditë”, VV me një video që ia lë meritat Kurtit

“Barrikadat edhe disa ditë”, VV me një video që ia lë meritat Kurtit

Veriu i Republikës së Kosovës për më shumë se dy javë ka qenë në paralizë totale, pa institucione dhe me barrikada në rrugët që çonin në Jarinjë dhe Bërnjak. Serbët lokalë të cilët kontrollohen nga Beogradi menjëherë pas arrestimit të Dejan Pantiq kishin bllokuar rrugët me barrikada dhe kishin kërkuar lirimin e Pantiq si kusht […]

Pavarësisht fjalëve, institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës nuk kishin mundur të marrin kurrfarë veprimi për heqjen e barrikadave, meqë s’mund të veprohej pa leje të komandantit të KFOR-it në Kosovë me të cilin Kurti zhvilloi disa takime.

Megjithatë Beogradi dhe serbët u bindën për heqje të barrikadave vetëm pas një seri veprimesh të ndërlidhura mes vete. Veprimi i parë që kanë marrë institucionet e Republikës së Kosovës ka qenë ndryshimi i masës së sigurisë për Dejan Pantiq. Pantiq nga paraburgimi është lëshuar në arrest shtëpiak. Prokuroria Speciale ka thënë se për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pamundësisë së dërgimit të tij në paraburgim si gjithë të tjerët kanë kërkuar që ai të lirohet në arrest shtëpiak.

Përveç Pantiq është liruar edhe Nikolla Nedeljkoviqi që ishte arrestuar gjatë Vidovdanit.

Gjithashtu është publikuar edhe një komunikatë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të cilën komunikatë tregohet se Kosova ka dhënë garancitë e saj që s’ka listë për arrestimin e njerëzve në barrikada.

Krahas këtyre dy zhvillimeve, edhe misioni paqeruajtës i KFOR-it ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka sqaruar se Serbia duhet ta njoftojë KFOR-in në rast se dëshiron të afrohet në më pak se 1 kilometër afër kufirit të Kosovës, ndërkohë kishte sqaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të vendoset në veri të vendit pa miratimin paraprak të komandantit të KFOR-it.

Menjëherë pas këtyre zhvillimeve, Goran Rakiq ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Serbisë i cili i kishte thënë se është mirë që barrikadat të largohen meqë janë dhënë një varg garancish nga Perëndimi.

Megjithatë në opinion dhe në rrjetet sociale u tha se gjithçka u bë me marrëveshje mes Kurtit e Vuçiq.

Ndërkohë sot Lëvizja Vetëvendosje kanë publikuar një pjesë nga intervista e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në të cilën kishte deklaruar se barrikadat s’mund të zgjasin me muaj, as me javë por disa ditë. Në faqen zyrtare të partisë që Kurti drejton është theksuar se këtë deklaratë Kurti e ka dhënë para katër ditësh.

“E thënë para 4 dite, nga Kryeministri Kurti:Kjo nuk mund të vazhdojë për javë të tëra. Jo vetëm që nuk mund të zgjasë me muaj, por nuk mund të zgjasë as me javë. Kjo mund të zgjasë disa ditë”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkohë deklaratë se largimi i barrikadave është çështje orësh e ka thënë dje edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas gjithë involvimit ndërkombëtar që bindi serbët dhe Vuçiqin për heqje të barrikadave.

Por institucionet e Kosovës s’kanë mundur ta marrin asnjë veprim për më shumë se dy javë. Policët e Kosovës kishin mbetur të ngujuar në veri të vendit me vështirësi për higjienë dhe ushqim. Ndërkohë në pikën kufitare në Jarinjë kishte mbetur edhe i arrestuari Dejan Pantiq meqë institucionet e sigurisë së Kosovës s’mund ta transportonin atë në qendër të paraburgimit.

Ishte kërkuar edhe ndihma e KFOR-it për ta bërë një gjë të tillë, megjithatë misioni i NATO-s kishte refuzuar ta bënte.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?