Arrestohen katër të dyshuar për keqpërdorim me çeqe, kartela krediti e banke

Arrestohen katër të dyshuar për keqpërdorim me çeqe, kartela krediti e banke

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”. “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, nën dyshimin e përfshirjes […]

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, nën dyshimin e përfshirjes së disa të dyshuarve në veprën penale ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’, pas kryerjes së hetime paraprake, sot kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës për kontrollin e lokacioneve të të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Policia ka kryer kontrolle në katër lokacione në rajonin e Ministrisë Jugu, ku janë gjetur e sekuestruar disa prova materiale të cilat do të përdorën në procedurë të mëtejme. Gjatë operacionit policor janë arrestuar katër të dyshuar: E.S., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar),  I.P., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar), A.S., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe E.S., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar)”.

Këta persona dyshohen që kanë keqpërdorur kartela bankare, duke siguruar në mënyra të paligjshme të dhëna të kartelave bankare të cilat pastaj i kanë përdorur për blerjen e mallrave të ndryshme.

“Dyshohet se këta të dyshuar kanë keqpërdorur kartela bankare, duke siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna të kartelave bankare, kartelat pastaj i kanë përdorur për blerje të mallrave të ndryshme”.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit e parë dërgohen në mbajtje deri ne 48 orë, kurse lënda ndaj të dyshuari të katër do të zhvillohet në procedurë të rregullt”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?