Ana tjetër e Beogradit: Ky është qëllimi i barrikadave në veri të Kosovës

Ana tjetër e Beogradit: Ky është qëllimi i barrikadave në veri të Kosovës

Zjarri që po tentohet të ndizet në veri të Kosovës përshkruhet si dinamit nën fuçinë ballkanike. Në Beograd, ndonëse e vogël, ekziston një anë tjetër e qëndrimeve lidhur me situatën e tensionuar. Të gjithë ata që po bëjnë përsëritje të shkrimeve të Kninit, dhe falë burimeve historike ne e dimë se në vitin 1991 ata […]

Të gjithë ata që po bëjnë përsëritje të shkrimeve të Kninit, dhe falë burimeve historike ne e dimë se në vitin 1991 ata u dirigjuan nga Beogradi, po fillojnë përsëri një seri konfliktesh dhe po e shtyjnë të gjithë rajonin në rrezik dhe pasiguri të madhe, thotë historiani serb, Milivoj Beshlin për Danas.

Në pyetjen se kush në të vërtetë po “mbrohet” nga barrikaduesit, nëse është grupi mafioz që e kontrollon veriun e Kosovës dhe lidhjet e tyre me Beogradin, apo serbët nga Kosova, disa analistë në Beograd pajtohen se bëhet fjalë për abuzime të njerëzve të thjeshtë.

“Situata në Kosovë komplikohet edhe më shumë nga roli i kriminelëve, lidhjet e të cilëve arrijnë deri në Beograd. Si në çdo çështje tjetër, Partia Progresive Serbe ka hyrë thellë në krim, ndaj Milan Radoiçiqi dhe Zvonko Veselinoviqi shpërblehen me tenderë për ta ndërtuar infrastrukturën, për t’i shtruar rrugët në Beograd dhe për t’i rregulluar pak gjërat për nevojat e Vuçiqit në Kosovë. Kjo nuk mund të jetë e mirë për askënd”, thotë deputeti serb, Radomir Lazoviq.

Radomir Lazoviq


Sipas historianit Milivoj Beshlin, barrikadat janë barrierë për normalizimin e jetës në veri të Kosovës, janë barrierë për luftën kundër krimit dhe përpjekjet për vendosjen e sundimit të ligjit, përcjell Express.

“Dhe qëllimi i tyre kryesor është ta ruajnë gjendjen e konfliktit të ngrirë si një interes rus të klasit të parë, në mënyrë që ky konflikt, me dëshirën e regjimit në Kremlin, të shkrihet dhe fronti ballkanik të hapet si një front rezervë i domosdoshëm për Putinin”, thotë ai.

Fatkeqësisht, shton Beshlin, pikëpamjet dhe qëllimet unike të të gjitha ish regjimeve në Beograd, si dhe pothuajse të gjitha strukturave opozitare, janë plotësisht në përputhje me qëllimet e ushtrisë kriminale të Putinit.

“Fronti ballkanik është i nevojshëm për Putinin për ta maskuar humbjen poshtëruese ruse në Ukrainë. Çdo tentativë e regjimit të Vuçiqit dhe strukturave të tij kriminale për të qenë prokurë ruse në Ballkan na çon drejtpërsëdrejti në një katastrofë që nuk është ende e armatosur, por as e përjashtuar”, thekson ai.

Milivoj Beshlin


Radomir Lazoviq thotë se “në terma afatgjatë, zgjidhja e të gjitha çështjeve teknike duhet të lehtësohet”.

“A duhet të bëhet një luftë e re e vogël për çdo çështje në negociata? Jo të gjitha çështjet nënkuptojnë njohjen apo mosnjohjen e Kosovës. A është e mundur të zgjidhen çështjet e jetës së njerëzve fillimisht në tavolinë dhe kështu t’u mundësohet, për shembull, të mos kenë nevojë të kontrabandojnë barna, të lëvizin lirshëm, të kenë arsim cilësor në gjuhën e tyre dhe kujdes shëndetësor?”, pyet politikani serb.

Formimi i një asociacioni të komunave me shumicë serbe, thekson ai – i cili do të kishte kompetenca në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, mbrojtjen maksimale të të drejtave individuale dhe kolektive të serbëve, duke përfshirë të drejtën për lidhje të veçanta me Serbinë, si dhe mbrojtjen maksimale të kulturës, trashëgimisë historike dhe artistike – është diçka që ai thotë se “nuk mund të jetë, nuk duhet të jetë problem për Kosovën”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?