Ndalohet për 48 orë zyrtarja policore që shkaktoi aksident me fatalitet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si shkak i një aksidenti të ndodhur në mëngjesin e sotëm në Pejë. Dyshohet se aksidenti kishte ndodhur pasi që e dyshuara kishte humbur kontrollin e veturës dhe kishte goditur tjetrën. “Si pasojё e kёtij aksidenti lëndime trupore […]
Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si shkak i një aksidenti të ndodhur në mëngjesin e sotëm në Pejë.
Dyshohet se aksidenti kishte ndodhur pasi që e dyshuara kishte humbur kontrollin e veturës dhe kishte goditur tjetrën.
“Si pasojё e kёtij aksidenti lëndime trupore kanё pёsuar katёr pёrsona, ndёrsa njёri nga ta ka humbur jetёn, vdekjen e sё cilёs e ka konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa tё lënduarit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё. Deri te aksidenti ka ardhur deri sa e dyshuara ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Radac, e njëjta duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugës humb kontrollin dhe e godet veturën e cila ishte duke ardhur nga Radaci nё drejtim tё Pejёs.”, thuhet në njoftim.
Policia bënë të ditur që me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje pёr 48 orё./Periskopi/












