A janë sulmet e fundit të Rusisë hakmarrje për sistemin e premtuar Patriot për Ukrainën

Sean Bell, marshall i pensionuar i forcave ajrore britanike, ka thënë për Sky News se ekziston një numër i arsyeve të mundshme për bombardimet ruse të ditës së sotme- por është e pamundur të kuptohet kjo “pa u futur brenda kokës së Putinit”. “Me 120 sulme raketore, që duken një përzierje e raketave balistike, por […]
“Me 120 sulme raketore, që duken një përzierje e raketave balistike, por gjithashtu edhe e dronëve iranianë. Prej tokës dhe detiti ata po shënjestërojnë gjithë vendin. Kjo nënkupton një valë tjetër të sulmeve, të cilat kanë për shënjestër infrastrukturën kritike të energjisë. Natyrisht, pa u futur brenda mendimeve të Putin është shumë e vështirë të dihet se çfarë saktësisht është duke ndodhur”, tha ai.
Bell gjithashtu përmendi dy arsye të mundshme për sulmet e fundit, përfshirë mundësinë e hakmarrjes ndaj ShBA-së që konfirmoi se ajo do të dërgojë sistemin mbrojtës raketor Patriot drejt Ukrainës, përcjell Periskopi.
“Një mundësi mund të jetë që Rusia ka stagnuar ushtarakisht në terren dhe është dëshpërimisht e vendosur t’i hutojë ukrainasit nga përpjekja e tyre e luftës. Natyrisht, duke sulmuar infrastrukturën energjetike- moti nuk është edhe aq i mirë këtu në Mbretërinë e Bashkuar, por në Ukrainë është shumë më ftohtë. Duke e shkyqyr energjinë, kjo e vështirëson jetën shumë, veçanërisht për njerëzit në kryeqytet, Kiev”, tha ai.
“E gjitha kjo është pothuajse e qartë e paraparë për të zvogëluar mbështetjen për Zelenskyn dhe të tentojë ta minojë mbështetjen dhe t’i bëhet presion atij për të filluar negociatat. Mundësia tjetër mund të jetë se nuk ka kaluar pa u vërejtur nga Putini premtimi i ShBA-së për dërgimin e sistemit Patriot në Ukrainë”, theksoi Bell.
Tutje, ai shtoi se: “Do të nevojitet pak kohë derisa të vie ky sistem dhe të pozicionohet- dhe natyrisht se sapo që sistem të mbërrijë, do jetë më e vështirë për raketat balistike të jenë të suksesshme në afërsi të vendit se ku ndodhet Patriot. Mendoj se Rusia do të kërkojë që të ketë sa më shumë dëme para se të arrijë ky sistem ushtarak perëndimor”. /Periskopi/












