Zv. ministri i Sveçles: Asnjëherë s’mund ta paguajmë gjyqësorin sa janë të gatshëm ta paguajnë kriminelët

Zv. ministri i Sveçles: Asnjëherë s’mund ta paguajmë gjyqësorin sa janë të gatshëm ta paguajnë kriminelët

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka thënë se shteti asnjëherë nuk do të mund t’i paguajë zyrtarët e sistemit gjyqësor aq sa janë të gatshëm t’i paguajnë kriminelët për t’i korruptuar, si përgjigje ndaj zërave se ulja e pagave në sistemin e drejtësisë rrezikon të çojë në ngritje të nivelit të korrupsionit. Dobra […]

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka thënë se shteti asnjëherë nuk do të mund t’i paguajë zyrtarët e sistemit gjyqësor aq sa janë të gatshëm t’i paguajnë kriminelët për t’i korruptuar, si përgjigje ndaj zërave se ulja e pagave në sistemin e drejtësisë rrezikon të çojë në ngritje të nivelit të korrupsionit.

Dobra ka thënë të enjten mbrëma në “Interaktiv” të KTV-së se puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të jetë e bazuar në etikën, moralin dhe profesionalizmin.

Sipas tij, gjyqësori është një sistem ku nuk mund të ketë konkurrencë me paranë e krimit.

“Ne kemi të bëjmë me një sektor ku nuk mund të ketë konkurrencë me paranë e krimit sepse nuk mund t’i paguajmë asnjëherë sa janë të gatshëm kriminelët të paguajnë. Ai që nuk funksionon mbi etikën, moralin dhe shërbimin ndaj të mirës së përgjithshme, 3,000 apo 3,500 euro nuk janë të mjaftueshme për ta parandaluar korrupsionin. Kjo çështje është e lidhur me etikën, me moralin dhe profesionalizmin. Ata që duan të korruptohen do korruptohen qoftë me 3,000 apo 30 mijë euro. Çka mund t’i themi një zyrtari në ministri që i merr 500 euro pagë. A t’i themi se për shkak që e ka pagën aq të ulët edhe ai duhet të korruptohet. Nëse nisemi prej këtij koncepti atëherë besoj që jemi larg ndërtimit të një shteti që funksionon mbi vlera dhe mbi ligjin”, ka thënë Dobra teksa ka folur për vendimin e Qeverisë në mbledhjen e së mërkurën për vendimin e Qeverisë, sipas të cilit pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë kthyer sikur para rritjes që ishte bërë me vendim të Qeverisë Haradinaj në vitin 2017.

Dobra ka thënë po ashtu se Qeveria Kurti është duke ndërtuar sistem të njëtrajtshëm të pagave për punonjësit që marrin paga nga buxheti i shtetit.

“Po krijojmë transparencë, po krijojmë sistem që bazohet në parime dhe kritere të qarta. Ka ardhur momenti ta respektojmë edhe Kushtetutën e cila thotë se është një hierarki e pozitiva dhe në majë të asaj pozite është presidentja. Ndërhyrja në 2017 në pavarësinë e gjyqësorit nuk e brengosi askënd aso kohe. Me shfuqizim të djeshëm ne po e shfuqizojmë ndërhyrjen. Po e shfuqizojmë një vendim të jashtëligjshëm dhe po kthehemi në një situatë normale. Ne nuk i vlerësojmë me pagë gjyqtarët. Me pagë të lartë nuk preventohet korrupsioni apo krimi brenda gjyqësorit”, ka shtuar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?