ZRRE gjobitë KESCO-në më 8.4 milionë euro dhe KEDS-in më 2.7 milionë euro

ZRRE gjobitë KESCO-në më 8.4 milionë euro dhe KEDS-in më 2.7 milionë euro

Bordi i Rregullatorit të Energjisë -ZRRE në seancën e tij të trembëdhjetë me radhë, ka shqyrtuar dhe miratuar Rregullën për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Kapaciteteve të Reja Gjeneruese. Po ashtu janë marr disa vendime tjera. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar ne lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi […]

Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar ne lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRRE në raportet e Monitorimit dhe ka miratuar propozimin për masat administrativë me gjobë për KESCO ne vlerën prej 8,4 milionë euro dhe për KEDS ne vlerën prej 2,7milionë euro. Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media të ZRRE pa dhënë detaje për gjobat.

Në kuadër të kërkesave ne këtë seancë, Bordi shqyrtoi dhe miratoi dy kërkesa për licencë të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike, si dhe ka miratuar parametrat rregullator për KOSTT dhe KEDS  për periudhën 2023-2027. Bordi i ZRRE-së, shqyrtoi raportet fillestare të monitorimit për KOSTT dhe KEK, pas shqyrtimit Bordi i ZRRE-së, ka vendosur që raportet t’ju dërgohen palëve për të ofruar komentet e tyre me shkrim për shkeljet e gjetura, brenda katërmbëdhjetë ditësh nga pranimi i  raporteve.

Gjithashtu në këtë seancë, Bordi, ka miratuar disa propozime tjera për operatorët në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë që kanë të bëjnë me Rregullat për Alokim Eksplicit ditor të kapacitetit në kufijtë e zonave ofertuese të shërbyer nga Zyra e ankandeve të koordinuara të Evropës Juglindore (SEE CAO), si dhe propozim ndryshimet në kodin për qasje në toka dhe ndërtesa.

Në këtë seancë, Bordi miratoj 14 kërkesa për marrje të autorizimit të ndërtimit të paneleve solare për vet-konsum, nga të cilat 9 janë dorëzuar nga persona fizik dhe pjesa tjetër e mbetur nga ndërmarrje të ndryshme me gjithsej 503kW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?