“Zoti t’marroftë”, Gërvalla i reagon ashpër Skender Hysenit pas deklaratave për Osmanin

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, i ka bërë një reagim të ashpër ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hyseni i cili ka krahasuar qëndrimet e presidentes Vjosa Osmani me ato të ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq. Gërvalla ka thënë se “kjo është fytyra e vërtetë e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën […]
Gërvalla ka thënë se “kjo është fytyra e vërtetë e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën”.
“Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!”, tha ndër të tjera Gërvalla.
Ky është reagimi i plotë i Gërvallës:
Ja fytyra e vërtetë e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën.
Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta.
Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!












