Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore, nga KQZ flasin për Periskopin

Dorëheqja e kryetarëve të komunave të veriut po e shtyn Kosovën në organizimin e një palë zgjedhjeve të reja. Zyra e Presidencës sot njoftoi se u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me […]
E për organizmin e këtyre zgjedhjeve nga KQZ thanë për Periskopin se ende nuk kanë marr ndonjë thirrje nga institucionet e Kosovës për fillimin e përgatitjeve.
“Deri në këto momente që flasim, nuk kemi ndonjë njoftim. Ashtu siç kemi thënë edhe më herët, KQZ-ja do të ndërmarrë hapat që i takojnë sipas përgjegjësive që dalin nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligji për Zgjedhjet Lokale për të filluar me përgatitjet për organizimin e tyre”, tha zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Ndërsa ditë më parë nga KQZ-ja kanë deklaruar se nuk kanë buxhet për këto zgjedhje në veri.
Kujtojmë se këto zgjedhje në veri priten të organizohen pasi kryetarët e komunave dhanë dorëheqje si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat./Iliriana Xhylani-Periskopi












