Zajednica në marrëveshjen e mbrëmshme: Ja si e përbishtënon Kurti pikën më të rëndësishme

Zajednica në marrëveshjen e mbrëmshme: Ja si e përbishtënon Kurti pikën më të rëndësishme

Kryeministri Albin Kurti teksa ka folur për dakordimet e djeshme në Bruksel, ka përmendur edhe faktin që BE e Serbia të hënën kanë kërkuar formimin e Asociacionit, raporton Periskopi. ‘’Marrëveshjet e kaluara janë  nënkuptuar si dimension i përgjithshëm, nuk mund ta mohojmë një nënkuptim të tillë të BE’së. Cdo gjë lidhur me të do nënkuptohet […]

‘’Marrëveshjet e kaluara janë  nënkuptuar si dimension i përgjithshëm, nuk mund ta mohojmë një nënkuptim të tillë të BE’së. Cdo gjë lidhur me të do nënkuptohet në kUAdër të projektit të BE’së. Kemi pranuar se marrëveshjet e Brukselit janë në element të fushëveprimit të planin franko gjerman në tërësinë  dhe ambikuiteitn e tyre bashkërisht. Dakoordinim ynë është një njohje, e jo qëndrim ndaj dickaje konkrete. Asnjë referencë e një marrëveshje konkrete nuk kemi pranuar të përfshihet në dokumentin e mbrëmshëm. Kur kam qenë në bisedime të hënën, insistim ka qenë të jetë Asociacioni i komunave. Dhe është dallim i madh ndërmjet të hënës dhe të mërkurës. Të hënë ka qenë Borrell e Lajcak, e dje vec Lajcaku.”

Ai tutje ka thënë se gjatë një takimi që e kishte pasur në Paris më 11 nëntor ishte takuar me kryediplomati i BE-së, Josep Borrell si dhe Lajçakun.

Në bisedë e sipër me ta, Kurti thotë se ka diskutuar për propozimin franko-gjerman. Por gjatë bisedës Kurti citon që Borrrell t’i ketë thënë ashpër që mos ta quajë propozimin franko-gjerman por Evropian.

“Më datën 11 nëntor kur e kam takuar në Paris zt. Borrell e Lajcak me ekipin tim të këshilltarëve kur isha atje. Unë kur thash propozimin franko-gjerman ai reagoi bukur ashpër dhe tha ky është propozim evropian. Unë i thash në rregull, tash e tutje do ta quaj propozimin evropian më mbështetjen e Francës e Gjermanisë. Mirëpo unë të hënën e pashë që është në fakt franko-gjerman. Por meqë insistohet të quhet i Bashkimit Evropian, nuk kam problem me atë punë”, ka thënë Kurti.

Bashkimi Evropian tashmë ka shpërndarë një deklaratë të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel me Kosovës e Serbisë.

Në pjesën e kësaj deklarate shkruan ndër të tjerash se palëte kanë kuptuar faktin për implementimin e gjitha marrëveshjve të kaluara, që i bie edhe Asociacionin.

‘’Palët e kuptojnë se  të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të implementohen’’, thuhet në deklaratën e BE’së.

Borrell ka konfirmuar që ditëve të ardhshme do të ftohen për të diskutuar për normalizimin e plotë. Ai ka thënë se mund t’i ndërpres negociatat, nëse palët e bllokojnë procesin.

Borrell ka konfirmuar që ditëve të ardhshme do të ftohen për të diskutuar për normalizimin e plotë. Ai ka thënë se mund t’i ndërpres negociatat, nëse palët e bllokojnë procesin.

Deklarata e plotë:

Bruksel, 23 nëntor 2022

Nën fasilitimin e BE-së, palët kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të plotësisht të përqëndrohen, me urgjencën, në propozim për normalizimin e marrëdhënieve, siç është paraqitur këtë shtator nga Lehtësuesi i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

Kjo do të thotë se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe se Kosova do ta ndërpres çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

BE-ja do të sigurojë që çështjet dhe parimet kyçe lidhur me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit. Palët u pajtuan se Marrëveshjet e kaluara të Dialogut duhet të zbatohen.

Unë do të ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm në kuadër të propozimit me qëllim paraqitjen e rezultateve nga Grupi Special për normalizim me Kosovën dhe përditësim në Kapitullin 35 për Serbinë. Në rast pengimi nga secila Palë, Lehtësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin.

Unë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajéak do vazhdojmë të lehtësojnë procesin e normalizimit të marrëdhëniet dhe përditësimi i Shteteve Anëtare të BE-së dhe partnerët rregullisht për progresin e arritur nga Partitë./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?