Vuçiq pa gjumë: Në 7 ditët e fundit fare nuk jam shtrirë

Vuçiq pa gjumë: Në 7 ditët e fundit fare nuk jam shtrirë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka bërë edhe një deklaratë interesante e viktimizuese, të enjten, kur ka treguar sa vështirë e ka patur këto ditë, për shkak të presionit në lidhje me çështjen e targave KM në veri të Kosovës. “Në 7 ditët e fundit fare nuk jam shtrirë”, ka thënë ai gjatë një adresimi […]

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka bërë edhe një deklaratë interesante e viktimizuese, të enjten, kur ka treguar sa vështirë e ka patur këto ditë, për shkak të presionit në lidhje me çështjen e targave KM në veri të Kosovës.

“Në 7 ditët e fundit fare nuk jam shtrirë”, ka thënë ai gjatë një adresimi për medie, pas pritjes në zyrën e tij në Beograd për kryetarin e ri të zgjedhur të Rrepublikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik.

“Po përleshem, po luftoj, me këmbë e më duar për të ruajtur dicka që është e pamundur të ruhet e që është humbur qysh më 2011, kur për të ka nënshkruar jo Daçiqi, jo unë, por Borko Stefanoviq”, ka thënë Vuciq.

Ai ka shtuar se vendimi për tabelat është një fitore “taktike” në prag të kohëve shumë më të rënda që po e presin Serbinë.

“Po vazhdojmë të luftojmë pothuajse në një situatë të pamundur…dhe po kemi sukses në këtë…Shkoni dhe konfirmoni nëse po rilëshohen ose jo tabelat… dhe ne ia dolëm që tabelat KM të mbesin simbol i Serbisë…pas 11 vjetëve të luftës së rëndë”, shtoi presidenti serb.

Vuçiq ka thënë që shteti i tij nuk ka aleatë në Bruksel edhe pse sipas tij, njerëzit atje ishin korrektë.

“Nuk ekziston asnjë nga ta që do të na ndihmojë neve për shkak se faktori ndërkombëtar gjithmonë do të jetë në anën e Prishtinës dhe për këtë nuk ka çfarë të fshehet më”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?