Vuçiq: Kurti ka mbështetjen e Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, iu adresua publikut nga Parisi pas takimit me Josef Borrell dhe Miroslav Lajçak, shkruan B92. Vuçiq tha se ata kanë diskutuar nëse ekziston rruga për të arritur një zgjidhje të kompromisit, transmeton Periskopi. “Është diçka që nuk mund të ju lë indiferent dhe nuk ju lë mundësi për të bërë gjëra […]
Vuçiq tha se ata kanë diskutuar nëse ekziston rruga për të arritur një zgjidhje të kompromisit, transmeton Periskopi.
“Është diçka që nuk mund të ju lë indiferent dhe nuk ju lë mundësi për të bërë gjëra të tjera të mira”, tha presidenti serb.
“Po na pret një situatë shumë e komplikuar pas 21 nëntorit. Kurti po tenton të përzë serbët me vendimet e tij të njëanshme”, tha ai.
“Nuk është më sekret. Janë gjermanët ata që e mbështesin në BE, dhe jashtë BE-së është Britania e Madhe. Borrell dhe Lajçak më informuan rreth bisedës së tyre me Kurtin dhe nuk ishin optimist. Është shumë e vështirë për të gjetur një propozim të arsyeshëm. Ju e dini së kush është fajtori dhe ai ka mbështetjen e të fuqishmëve. Ai mund të bëj çfarë të dojë, por ai do ta ketë gjithmonë mbështetjen e Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe”, tha Vuçiq. /Periskopi/












