Vuçiq: Absolutisht asnjë marrëveshje me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e tagave, nuk është arritur asnjë marrëveshje. “Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiq pas bisedimeve disaorëshe, të hënën në Bruksel. “Nuk do të jetë një periudhë e lehtë”, deklaroi Vuçiq, duke paralajmëruar […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e tagave, nuk është arritur asnjë marrëveshje.
“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiq pas bisedimeve disaorëshe, të hënën në Bruksel.
“Nuk do të jetë një periudhë e lehtë”, deklaroi Vuçiq, duke paralajmëruar se këtë javë do t’i drejtohet publikut serb. Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi u mbajt me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, ndërsa nisi rreth orës 10:00./REL/












