Vrau tezakun, Gjykata e Gjakovës e dënon me 20 vite e 6 muaj burgim

Vrau tezakun, Gjykata e Gjakovës e dënon me 20 vite e 6 muaj burgim

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.P., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për dy vepra penale “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës(KPRK). Kryetari i […]

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda për Drilon Haraçia – pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet (20) vjet e gjashtë (6) muaj.

Sipas aktakuzës i pandehuri D.P., “akuzohet se me “datën 24 prill 2020 rreth orës 19:00 në fshatin Nec, Komuna e Gjakovës, me dashje e ka privuar nga jeta tezakun e tij, tani të ndjerin D.Gj., si shkak i një fjalosjeje të po asaj dite lidhur me kthimin e veturës së të pandehurit, me tu kthyer në shtëpi viktima, menjëherë fillon fjalosja më të pandehurin, nenën dhe valluan e tij, i pandehuri i bërtet duke i thënë që mos ti bërtet gjyshes dhe nënës, vërsulen në drejtim të njëri-tjetrit, fjalosja dhe shtyrja mes tyre vazhdon ku i pandehuri merr një thikë vërsulet në drejtim të viktimës, e viktima nxjerr armen, ndërhyn nëna e të pandehurit ja largon armën dhe me pas i fut dy djemtë e saj në dhomë dhe i mbyll derën me çelës dhe thërret ne telefon A. – nënën e viktimës, pas bisedës telefonike më nënën viktima shkon lartë merr rrobat i vendosë në veturë, kthehet prapë për të marr diçka dhe gjatë daljes në korridor fillon prapë fjalosja me nënën e të pandehurit-K., e në këto momente i pandehuri mbi orman merr një pushkë gjuetie, nga kutia e municionit merr fishekët dhe i vendos në pushkë, del përmes dritares në oborr e ku vazhdon më të shpejtë duke i kaluar dy anë të shtëpisë deri tek vendi ku ndodhej viktima dhe atë ne oborr tek këndi i shtëpisë kah pjesa ballore, e në një distancë prej 2-3 metra shtënë një herë në drejtim të tij pikërisht në anën e djathtë te gjoksit, dhe si pasojë e kësaj të shtëne viktima bie për tokë, në spital dërgohet pa shenja jete ku është bërë edhe konstatimi i vdekjes së tij”, njofton gjykata.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?