Vjen në Kosovë këshilltari i DASH-it që kërkoi shtyrjen për targat, gjë që Kurti nuk e përmendi

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, do ta vizitojë Kosovën. Kështu kuptohet nga burime ndërkombëtare. Nga agjenda që ka parë Klankosova.tv, zyrtari i lartë i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, pritet që në Prishtinë të zbarkojë në fillim dhjetorin e këtij viti. Hiç më larg se mbrëmë, këshilltari Chollet, përmes një postimi […]
Kështu kuptohet nga burime ndërkombëtare.
Nga agjenda që ka parë Klankosova.tv, zyrtari i lartë i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, pritet që në Prishtinë të zbarkojë në fillim dhjetorin e këtij viti.
Hiç më larg se mbrëmë, këshilltari Chollet, përmes një postimi në Twitter, u shpreh i acaruar me vendimet e qeverisë kosovare lidhur me çështjen e targave por edhe me rezultatin e zhvillimeve aktuale.
Lidhur me këtë çështje, veç SHBA-së, edhe vendet e Bashkimit Evropian po bëjnë thirrje që të mos rrezikohet deri në përshkallëzim të situatës, por të përmbushen obligimet ligjore.
Kurti kishte njoftuar se ka biseduar me këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet, e në njoftimin e tij nuk u dhanë shumë detaje, përveç disa falenderimeve që kishte bërë kryeministri ndaj shtetit mik, shkruan Periskopi.
“Sot fola me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën për integrimin euroatlantik. Siç tregohet në @TheWJP Raporti i vitit 2022, Kosova duke u renditur si e para në WB6 dhe i dyti më i përmirësuar në nivel global, ne përsëri dëshmojmë se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë”, shkroi Kurti.
Por, detajet tjera si duket Kurti ia ka lënë që t’i tregoj këshilltari i presidentit Biden apo ndoshta edhe ka “harruar”, duke vazhduar të mburret me raportin e Indeksit Botëror të Drejtësisë, e në të cilin Kosova sipas VV-së rënditet e dyta, por sipas interpretimeve Kosova është në vendin e 57-të.
Derek Chollet zbuloi kërkesën që ia kishte bërë Kurtit, atë për shtyrjen e afatit për taragat.
“Bisedova me kryeminstrin e Kosoves, Albin Kurti, për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyerjen e implementit të vendimit për targa, pa konfiskime dhe gjoba. Gjithashtu diskutuam partneritetin tonë dhe qëllimet e përbashkëta për avancimin e integrimt evropian dhe euro-atlantik të Kosovës”, ka shkruar ai./PERISKOPI/












