Vetëvendosje sulmon Abelard Tahirin edhe përmes një videoje

Vetëvendosje sulmon Abelard Tahirin edhe përmes një videoje

Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoje ka sulmuar shefin GP të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pasi zv.kryeministri Besnik Bislimi pretendoi se është kërcënuar sot në seancën plenare nga ai. Në videon e montuar nga Vetëvendosje, Tahiri paraqitet si aktori ‘James Bond’ duke mbajtur një armë, dhe duke e quajtur “deputeti me shurdhues”. Për këtë […]

Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoje ka sulmuar shefin GP të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pasi zv.kryeministri Besnik Bislimi pretendoi se është kërcënuar sot në seancën plenare nga ai.

Në videon e montuar nga Vetëvendosje, Tahiri paraqitet si aktori ‘James Bond’ duke mbajtur një armë, dhe duke e quajtur “deputeti me shurdhues”.

Për këtë rast prokuroria ka nisur hetimet.

“Referuar pyetjes suaj, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme lidhur me këtë çështje”, tha për Express, Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore të Prishtinës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka dalë në foltoren e Kuvendit dhe tha se shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka sharë dhe fyer pasi iu ndal mikrofoni.

“Deputeti Abelard Tahiri nxori një sërë akuzash për ministren Haxhiu, ndërkaq pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi që i vendos shurdhuesin armës së tij u kthye kah unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh, të cilat pastaj i shoqëroi me sharje dhe fyerje nga ulësja e tij. Do të doja që Prokuroria të merret me këtë rast”, tha Bislimi në foltore.

Për këtë, ‘dëshmitar’ doli ministri i Financave, Hekuran Murati. Ai tha se “mundet ta konfirmojë atë që e tha Besnik Bislimi”.

“Pak minuta më parë isha edhe unë dëshmitar dhe mund ta konfirmoj atë që e tha zvkryeministri Bislimi, se pas mbylljes së mikrofonit duke u kthyer nga foltorja në ulësen e tij, deputeti Abelard Tahiri kërcënoi dhe shajti zv/kryeministrin e parë Besnik bislimi. Ftoj prokurorinë se ishte kërcënim, nuk ishte vetëm gjuhë joparlamentare. Ftoj prokurorinë ta marrë shumë seriozisht kërcënimin e një personi që ka mbajt armë me shurdhues për kaq vite. Tash kush është në këtë siklet po shihet qartë, dikush që detyrohet me shajt e kërcënu, e realisht me i përdor argumentet që po i përdor Vuçiqi kundër Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të vërtet po shihet që jeni në siklet të madh”, tha Murati.

Tahiri më pas u kundërpërgjigj duke thënë se Bislimi është në “gjendje të rëndë” dhe se në foltore po flet akuza të pabaza.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?