Vëllai i presidentes Vjosa Osmani drejt punësimit në Bankën Qendrore të Kosovës

Vëllai i presidentes Vjosa Osmani drejt punësimit në Bankën Qendrore të Kosovës

Ramadan Osmani, vëllai i presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, është përzgjedhur për t’u punësuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) në pozitën: mbikëqyrës i lartë bankar. Njoftimi për kandidatin e caktuar për pozitën mbikëqyrës i lartë bankar në Departamentin e Mbikëqyrjes Bankare është bërë në hyrje të objektit të BQK-së. Ky institucion, përkundër që publikon […]

Njoftimi për kandidatin e caktuar për pozitën mbikëqyrës i lartë bankar në Departamentin e Mbikëqyrjes Bankare është bërë në hyrje të objektit të BQK-së.

Ky institucion, përkundër që publikon të gjitha vendimet rreth funksionimit të tij, këtë njoftim për punësimin e vëllait të presidentes nuk e ka publikuar fare në ueb-faqe.

Ramadan Osmani, sipas njoftimit të BQK-së, ka arritur të marrë 176 pikë (në mesatare) në testin me shkrim dhe intervistën nga 200 sa ishte totali i pikëve të mundshme.

Në garë për këtë pozitë ishin katër kandidatë, ndërsa kandidati i dytë ka marrë 155 pikë, apo 21 pikë më pak se Osmani.

Në ueb-faqen e Bankës Qendrore të Kosovës  nuk ka asnjë njoftim për shpallje të konkursit, kriteret, procedurat dhe rezultatet e konkursit.

Ramandan Osmani është pyetur  për punësimin e tij në BQK, por i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet rreth çështjes.

“A po e sheh ku jam duke punu? Ditën e mirë!” – ka qenë përgjigjja e shkurtë e Osmanit për KALLXO.com derisa ka qenë duke hyrë në objektin e Bankës Private për Biznes.

Ai nuk ka filluar ende punën në këtë institucion, pasi ende është periudha e ankimimit për kandidatët e pasukesshëm për këtë pozitë.

Sipas profilit zyrtar të Ramadan Osmanit në rrjetin social ‘Linkedin’, Ramadan Osmani me profesion është financier, ndërsa sipas të dhënave që ka publikuar vetë në këtë rrjet social, ai është i punësuar në Bankën Private për Biznes që nga shkurti i vitit 2020.

Ndërsa, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmetin, përmes telefonit ka thënë se nuk ka informata dhe ka kërkuar që të kontaktohet BQK-ja, e cila deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, për KALLXO.com nuk e ka mohuar se vëllai i presidentës është punësuar në BQK. Ai ka thënë se presidentja nuk ushtron ndikim për punësim në asnjë institucion.

“Presidentja nuk ushtron ndikim për punësim në asnjë institucion, në asnjë konkurs apo çështje që lidhet me procedura punësimi për askë. Për çështje të tjera, drejtohuni në institucionin e apostrofuar (BQK)” – ka thënë Kupina.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?