Ushtari rus: Jam i gatshëm për të dëshmuar për krimet e luftës në Ukrainë

Një ushtar rus që ka qenë pjesë e një njësiti të akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës në rajonin e Kievit ka thënë se është i gatshëm për të dëshmuar në një gjykatë ndërkombëtare për përvojën e tij në Ukrainë, raporton The Guardian. Nikita Chibrin, 27-vjeçar, që ishte pjesë e brigadës 64 vendosi të […]
Nikita Chibrin, 27-vjeçar, që ishte pjesë e brigadës 64 vendosi të largohej nga Rusia për në Spanjë pas largimit nga njësia e tij në qershor dhe për të folur kundër luftës.
Ushtari nga Siberia tha se ai i ishte bashkuar njësisë më 24 shkurt dhe se nuk kishte pasur ide se ai po shkonte për të luftuar në Ukrainë, duke shtuar se ai dhe kolegët e tij ishin mashtruar nga komandantët e lartë, transmeton Periskopi.
Gjatë kohës së tij në Ukrainë, ushtari që arriti në kryeqytetin spanjoll këtë javë tha se morali në mesin e ushtarëve rusë ishte “jashtëzakonisht i ulët” dhe se “çdokush përpiqej të gjente një mënyrë për t’u larguar nga ushtria”.
Chibrin gjithashtu pretendoi se ai nuk kishte shtënë asnjëherë gjatë kohës sa kishte qenë në Ukrainë dhe ka përjashtuar përfshierjen në krimet e raportuara të luftës.
Ai tani po kërkon azil politik në Madrid dhe u zotua se “do të bënte gjithçka” që ka në dorë për ta ndalur luftën, përfshirë edhe dëshminë në një gjykatë ndërkombëtare.
“Kjo është një luftë kriminale e filluar nga Rusia. Unë dua të bëj gjithçka që mundem për ta ndalur këtë”, tha ai për The Guardian. /Periskopi/












