Ulja e pagave nga Kurti, Këshilli Gjyqësor thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Pas vendimit të Kryeministrit Albin Kurti për uljen e pagave të gjykatësve dhe prokurorëve, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), do të mbajë sot mbledhje të jashtëzakonshme në ora 16:00. Sipas njoftimit të KGJK-së, kjo mbledhje do të mbahet për të diskutuar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve. Mbledhja […]
Sipas njoftimit të KGJK-së, kjo mbledhje do të mbahet për të diskutuar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve.
Mbledhja do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të jetë e mbyllur.
“Diskutim lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve (e mbyllur)”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për paga në sektorin publik.
Me këtë projektligj Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i kthejë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sikur para rritjes që ishte bërë me vendim të Qeverisë Haradinaj në vitin 2017.












