Ukraina: Afër 88 mijë ushtarë rusë të vrarë deri më tani

Qeveria e Ukrainës ka publikuar raportin e saj të fundit sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë, përcjell Periskopi. Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani janë vrarë rreth 88.830 ushtarë rusë, janë shkatërruar 261 helikopterë […]
Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani janë vrarë rreth 88.830 ushtarë rusë, janë shkatërruar 261 helikopterë rusë, 280 aeroplanë, e 4423 mjete të tjera të luftës.
Nga llogaritjet e tyre, qeveria tha se ushtarët ukrainas kanë shkatërruar 2911 tanke ruse , 209 sisteme lufarake kundër-ajrore dhe 16 anije luftarake që i përkisnin trupave ruse./Periskopi/
2️⃣7️⃣9️⃣ days of full-scale Russia’s war on #Ukraine.
Information on #Russian invasion.
Losses of #Russia’s armed forces in Ukraine, November 29. pic.twitter.com/mf8vC4O8bk— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) November 29, 2022












