Turistja çeke kafshohet nga qeni endacak në Prishtinë

Më herët u raportua se një turiste nga Çekia është kafshuar nga qentë endacakë në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Lidhur me këtë, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka dhënë detaje. Ajo tha se rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, dersa shtoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe nuk ka dashtë të vazhdojë mëtej me […]
Lidhur me këtë, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka dhënë detaje.
Ajo tha se rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, dersa shtoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe nuk ka dashtë të vazhdojë mëtej me procedura ligjore.
“Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar pre një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashtë të vazhdoj më tej me procedura policore”, tha Ahmeti.












