Trajkoviq thotë se serbët s’e dinë çfarë të bëjnë nesër

Trajkoviq thotë se serbët s’e dinë çfarë të bëjnë nesër

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, pas negociatave të dështuara mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit në Bruksel ka thënë se serbët nga veriu i Kosovës nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta. “Ata që krijuan situatën që ne dolëm në këtë pozicion për shkak të tabelave, zhvillimi […]

“Ata që krijuan situatën që ne dolëm në këtë pozicion për shkak të tabelave, zhvillimi i situatës tregon se nuk kishin as strategji e as plan”, tha Trajkoviq në N1.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme në Kuvendin e Serbisë, Borko Stefanoviq, thotë se prej vitesh ka një tendencë që të dyja palët t’i japin fund një gjendjeje akute dhe po kalojnë nga një krizë në tjetrën dhe nuk ka zgjidhje sistematike.

“Ne kemi një gjendje të rëndë që mund të kthehet në diçka shumë më të keqe”, tha ai dhe vlerësoi se serbët në veri janë peng të Listës Serbe.

Ai ka vlerësuar se nesër mund të ndodhë një situatë në të cilën një polic shqiptar ndalon një serb me targa KM dhe se kjo shkakton një incident.

Duke folur për braktisjen e institucioneve të Kosovës, Rada Trajkoviq thotë se ishte një “lëvizje vetëvrasëse” që populli të lihej pa njerëz legalë dhe legjitimë nën armë që mund t’i ndihmonin, duke iu referuar serbëve në Policinë e Kosovës.

Ajo ka komentuar rrëfimet për ndarjen e territorit të Kosovës, duke thënë se kjo nuk do të ndodhë, sepse NATO është në të gjithë territorin.

Ajo po ashtu deklaroi se Serbia po “kapet” gjithnjë e më shumë me një strategji pro-ruse dhe se po bëhet “propaganda klasike ruse”.

Borko Stefanoviq, duke folur për deklaratën e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, se marrëveshja nuk është arritur për shkak të Kosovës, tha se kjo tregon dobësinë e procesit të udhëhequr nga BE-ja dhe mungesën e forcës së saj diplomatike.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vetmet që mund ta detyrojnë Albin Kurtin të respektojë marrëveshjet.

Ai gjithashtu beson se ekziston një “rrezik real, serioz” që qeveria e Kurtit të bie.

“Unë mendoj se është mjaft realiste dhe se ai ka humbur mbështetjen e aleatëve të tij perëndimorë”, tha Stefanoviq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?