The Guardian: Sherri i targave, Kosova në rrezik nga trazirat civile

The Guardian: Sherri i targave, Kosova në rrezik nga trazirat civile

Një mospajtim rreth targave në Kosovë kërcënon të ndez trazira të hapura në një krizë rajonale, më e madhja në vite, mes Serbisë dhe Kosovë, shkruan The Guardian. BE, ShBA dhe NATO kanë shprehur alarmet e tyre pas dështimit të bisedimeve tetë orëshe në Bruksel për zgjidhje të çështjes së gjobitjes së serbëve etnikë të […]

BE, ShBA dhe NATO kanë shprehur alarmet e tyre pas dështimit të bisedimeve tetë orëshe në Bruksel për zgjidhje të çështjes së gjobitjes së serbëve etnikë të cilët refuzojnë të dorëzojnë targat e tyre të lëshuara nga Beogradi, shkruan e përditshmja britanike.

Disa ora para orës shtatë të mëngjesit kur policia lajmëroi se do të nisnin lëshimin e gjobave nga 150 euro, kryeministri kosovar, Albin Kurti, u pajtua ta vonojë atë edhe për 48 orë, teksa tha se është “i lumtur të punojë me ShBA-në dhe BE-në” për të gjetur zgjidhje.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, u shpreh se të dyja palët treguan “mungesë të krejtësishme të respektimit të obligimeve të tyre ndërkombëtare” dhe se “do të bartin përgjegjësi për çfarëdo përshkallëzimi të dhunës që mund të paraqitet në terren ditëve në vijim”.

Zëdhënësi i Departamentin amerikan të Shtetit, Ned Price, i dha zë shqetësimit të Uashingtonit, duke u bërë thirrje të dyja palëve që “të bëjnë lëshime në mënyrë që të mos rrezikojnë paqen e fituar gjatë dekadave në një rajon edhe ashtu të brishtë”.

Jens Stoltenberg, Sekretari Gjeneral i NATO-s – i cili ka 3 mijë e 700 trupa paqeruajtëse në Kosovës – tha se është “i zhgënjyer që s’qe e mundur të zgjidhet kontestimi i çështjes së targave” dhe nxiti palët “që të gjejnë zgjidhje pragmatike” për të shmangur përshkallëzimet.

Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës kanë shkëndijuar javëve të fundit derisa çështja e targave është bërë fokus i kontestimit të sovranitetit që daton nga deklarimi i pavarësisë së Kosovës në vitin 2008,shkruan The Guardian, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Gjersa rreth 100 shtete kanë njohur Kosovën, dhe ka marrë anëtarësim në disa institucione ndërkombëtare, Serbia dhe aleatët kyçë të saj, Rusia dhe Kina, refuzojnë ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Kushtetuta e Serbisë e përcakton Kosovën si pjesë të territorit kombëtar të saj, dhe afërsisht 50 mijë serbë në pjesën veriore mbeten ashpërsisht besnikë ndaj Beogradit, i cili u jep mbështetje të konsiderueshme financiare dhe politike.

Vendasit në disa enklava serbe refuzojnë t’ia njohin autoritetin Prishtinës, valëvitin flamuj serbë, përdorin valutën serbe – dhe afërsisht 10 mijë sosh refuzojnë targat e Republikës së Kosovës.

Prishtina ka nisur zbatimin e fazshëm të planit – që përfshin qortime, gjobitje dhe përfundimisht ndalim të qarkullimit – nga 1 nëntori, duke shkëndijuar rezistencë të nxehtë dhe dorëheqje masive të oficerëve policorë serb, gjykatësve, prokurorëve dhe zyrtarëve tjerë në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin Kosova e akuzon për farkëtim të qëllimshëm të tensioneve, ka paraljmëruar “ferr në terren” nëse Policia e Kosovës nis të zbatojë gjobat ose ndalesat e targave derisa edhe ka paralajmëruar se situata është “buzë konfliktit”.

Borell është shprehur se BE-ja, e cila gjithashtu ka personel prej 130 anëtarësh në terren, ka propozuar kompromis që do të mund të kishte mënjanuar përshkallëzimin, por se derisa Vuçiç e ka pranuar atë, Kurti, i cili dëshiron negociata më të gjera për normalizim të marrëdhënieve, nuk e ka pranuar.

Shefi i politikës së jashtme evropiane tha se situata “dërgon sinjal tejet negativ” duke qenë se të dy palët e kanë për objektiv anëtarësimin në BE.

Ai e nxiti Prishtinës që të pezullojë të gjitha hapat e tjerë në lidhje me riregjistrimin e veturave në pjesën veriore të Kosovës, dhe Serbisë që të ndalojë së lëshuari targa të reja. Të dyja palëve u nevojitet “hapësirë dhe kohë për të kërkuar zgjidhje të qëndrueshme”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?