Targat ilegale mbesin edhe një vit, Hamiti: Ku mbeti sundimi i ligjit?

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat. Hamiti përmes një postimi në Facebook është shprehur se kjo ishte vetëm një “dramë e kotë e Qeverisë Kurti”. “Ku mbeti sundimi i ligjit në Kosovë? Dramë e kotë e Qeverisë Kurti”, ka shkruar Hamiti. […]
Hamiti përmes një postimi në Facebook është shprehur se kjo ishte vetëm një “dramë e kotë e Qeverisë Kurti”.
“Ku mbeti sundimi i ligjit në Kosovë? Dramë e kotë e Qeverisë Kurti”, ka shkruar Hamiti.
Pak minuta më parë, krydiplomati i BE-,së Joseph Borrell njoftoi për marrëveshjen e arritur.
“Me gëzim iu njoftojmë se dy kryenegociatoret e Kosovës dhe Serbisë, nën lehtësimin e BE’së, janë pajtuar për masat e shmangies së esakalimit të mëtejmë dhe të koncentrohen në tersi në propozimin për normalizimin e marrëdhënies mes tyre”, ka thënë Borrell.
Borrell ka thënë se Serbia do të ndalojë së lëshuara tabelat me emërimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të nderpres veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.
“Serbia do të ndaloj lëshimet e tabelave me emërimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndaloj veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e veturave. I ftoj të dyja palët në ditët në vijim t’i diskutojnë hapat e mëtejshëm”, tha tutje Borrell.












