Takimi Kurti-Vuçiq, analistët: Kosova nuk është në pozicion të mirë

Takimi Kurti-Vuçiq, analistët: Kosova nuk është në pozicion të mirë

Kryeministri Albin Kurti po zhvillon takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ky takim po zhvillohet me synim që të arrihet një marrëveshje për targat ilegale, ndërkohë që nga nesër fillon gjobitja e vozitësve që mbajnë targa të tilla. Analisti […]

Kryeministri Albin Kurti po zhvillon takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ky takim po zhvillohet me synim që të arrihet një marrëveshje për targat ilegale, ndërkohë që nga nesër fillon gjobitja e vozitësve që mbajnë targa të tilla.

Analisti Ilir Ibrahimi vlerëson se të mbahet një takim trepalësh enkas për çështjen e targave, është shkuarje prapa në proces.

“Targat nuk janë mosmarrëveshja kryesore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por është një nga dhjetëra çështje teknike të cilat do të mund të zgjidheshin me një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha ai për Klankosova.tv.

Ibrahimi tha se çfarëdo që sjellë ky takim, ajo që dihet është se pala kosovare e ka vendosur veten në një pozicion të palakmueshëm.

“SHBA dhe BE kanë pasur dy kërkesa ndaj palës kosovare së fundmi- shtyrjen e vendimit të targave dhe fillimin e themelimit të asociacionit. Mjafton që Vuçiq të kërkojë ato që ka kërkuar komuniteti ndërkombëtar dhe pala kosovare të mbetet e vetme në një anë dhe Serbia në koordinim me fuqitë botërore”.

Ibrahimi thotë se ardhja deri në këtë situatë është dekurajuese.

“Se si ka ardhur koha që të kemi një rreshtim të tillë është me të vërtetë dekurajuese dhe dëshmi e një qasjeje të pamenduar të qeverisë në politikën e jashtme në përgjithësi dhe në procesin e dialogut në veçanti. Mos të harrojmë, kërkesa për shtyrje të vendimit të targave ka ardhur nga Sekretari Blinken. Të injorosh këtë kërkesë dhe të shkosh të negociosh një shtyrje të mundshme me presidentin Vuqiq, komisionarin Borrell dhe të deleguarin Lajqak, nuk është taktike e mençur”, u shpreh ai.

Se Kosova është në pozicion jo të mirë, e thotë edhe analisti tjetër, Dritëro Arifi, teksa vlerëson se nga ky takim janë dy opsione.

“Nga ky takim janë dy opsione. Opsioni më pozitiv është që dy palët të gjejnë  gjuhë të përbashkët dhe në fund të ditës të dalin më një marrëveshje, ndërsa opsioni tjetër është që të mos arrihet marrëveshje, por se prapë se prapë Qeveria Kurti do të detyrohet ta shtyjë vendimin. Secili variant është dorëzim për Kosovën, pasi që është dashur me kohë të shtyhet vendimi për gjobitjen e qytetarëve serbë. Kjo i bie se Qeveria po lëshon pe, pasi që edhe është dashtë edhe vetë më fol me qytetarët serbë në veri, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje. Ky është dorëzim i Qeverisë për shkak të vendimeve të pamatura”, tha Arifi.

Ndërsa, nëse Kurti nuk lëshon pe dhe vazhdon me fazën e dytë të vendimit për targat ilegale, gjobitjen, Arifi thotë se kjo do të sjellë irritim dhe frikësim tek qytetarët.

“Nëse nuk ka marrëveshje dhe Kurti vendos të vazhdojë vendimi për gjobitje, qytetarët do të irritohen dhe frikësohen, kjo do të sjellë edhe tensione. Do të humb besimi edhe në Qeveri”.

Arifi tha se pa marrë parasysh rezultatin final të këtij takimi, Vuçiqi është fitues.

“Ne nuk e kemi kuptuar se në çfarë pozite jemi. Ai prapë është fitues, sepse po luan në territorin tonë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?