Takime ndaras, Borrell kërkoi nga Kurti e Vuçiqi gatishmëri për kompromis

Takime ndaras, Borrell kërkoi nga Kurti e Vuçiqi gatishmëri për kompromis

Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takime të ndara në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Qëllimi i takimeve ishte adresimi i sfidave kritike në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Diskutimet u fokusuan në ndihmën e palëve për të gjetur […]

Qëllimi i takimeve ishte adresimi i sfidave kritike në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Diskutimet u fokusuan në ndihmën e palëve për të gjetur zgjidhjet e nevojshme urgjente për krizën aktuale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Borrell i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, përsëriti se palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive, të tregojnë gatishmëri për një kompromis dhe të respektojnë angazhimet e tyre në dialog.

“Ambienti aktual gjeopolitik e bën edhe më të domosdoshme tejkalimin e trashëgimive të së kaluarës dhe angazhimin në negociata kuptimplote për atë që ka vërtet rëndësi për Kosovën, Serbinë, popullin e tyre dhe gjithë rajonin – që është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy palëve si një faktor kyç për të ecur përpara në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Borrell.

”Serbët e Kosovës duhet të kthehen menjëherë në institucionet e Kosovës dhe të rifillojnë detyrat e tyre, dhe Kosova duhet t’i harmonizojë veprimet e saj në targa me marrëveshjet e kaluara të Dialogut dhe të nisë negociatat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa vonesa të mëtejshme. Këto detyrime, të marra në kuadër të Dialogut, mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme.”

Në të njëjtën kohë, Borrell nënvizoi rëndësinë e të përmbajturit nga çdo veprim i njëanshëm dhe retorikë nxitëse.

‘Me luftën në Ukrainë, Evropa nuk mund të ketë një tjetër konflikt në tokën e saj. Është përgjegjësi e palëve që ta shmangin këtë për të mirën e njerëzve të tyre, të cilët do të humbasin më shumë nëse sjellja aktuale përshkallëzuese nuk ndryshon.

Pamundësia për të përmbushur detyrimet dhe përshkallëzimi i shpejtë do të ketë pasoja të dëmshme para së gjithash për njerëzit në Kosovë dhe Serbi, për të ardhmen evropiane të të dyja palëve dhe besueshmërinë e tyre në sytë e partnerëve evropianë dhe ndërkombëtarë.”

Përfaqësuesi i Lartë do të informojë Shtetet Anëtare të BE-së të hënën në Këshillin e Punëve të Jashtme rreth diskutimeve të tij dhe do të japë analizën e tij të situatës.

Ai ka bërë një cicërimë edhe në Twitter.

”Diskutime intensive sot me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin  në Paris për dialogun e lehtësuar nga BE dhe rrugën përpara. Theksova nevojën për të respektuar të gjitha angazhimet e Dialogut. Sigurimi i paqes dhe stabilitetit në terren në këtë moment kritik është thelbësor.”.

Intense discussions today with @albinkurti and @predsednikrs in Paris on EU-facilitated Dialogue & way forward.

Underlined the need to respect all Dialogue commitments.

Ensuring peace and stability on the ground at this critical moment is key. https://t.co/VuKFEQ12Nn pic.twitter.com/80aBLIETKL

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 11, 2022

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?