Tahiri: Vendimi për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë kundërkushtetues

Tahiri: Vendimi për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë kundërkushtetues

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave në sistemin e Drejtësisë, është kundërkushtetues. Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook të mërkurën, Tahiri ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë Haradinaj për rritje të pagave ishe lënë në fuqi edhe nga […]

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook të mërkurën, Tahiri ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë Haradinaj për rritje të pagave ishe lënë në fuqi edhe nga Kushtetuesja.

“Sot, Qeveria prishi vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave në sistem të drejtësisë. Kjo u bë në mënyrë kundërkushtetuese, sepse vendimi Qeverisë Haradinaj me një vendim të Gjykatës Kushtetuese ngeli në fuqi. Për pasojë, më nuk bëhet fjalë për vendim të Qeverisë Haradinaj, por për vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili mund të ndryshohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, apo me amandament kushtetues të përfaqësuesit të sovranit të Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij Qeveria Kurti, me këtë vendim ka shfuqizuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Për të qenë ironia më e madhe, ky vendim antikushtetues që shfuqizojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese bëhet në emër të kthimit të ligjshmërisë në vend! Imagjinoni, Qeveria si organ politik me një vendim administrativ shfuqizon një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe këtë e bën në emër të rivendosjes së ligjshmërisë”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij ekziston një praktikë e Komisionit të Venecias dhe një standard kushtetues që thotë se pagat e sistemit të drejtësisë mund të ulen vetëm në rast të një krize e recesioni të rëndë ekonomik e financiar, të vlerësuar gjerësisht nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

“Në Kosovë, ky nuk është rasti! Së paku jo për momentin! Këtë që e thotë Komisioni i Venecias, e gjejmë jo rrallë në dispozita kushtetuese të vendeve ish-komuniste, si një garanci kushtetuese. Përtej kësaj, Komisioni i Venecias ka thënë se ulja e pagave në mënyrë arbitrare dhe pa provuar se vendi gjendet në krizë të rëndë ekonomike dhe financiare, përbën ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka bërë thirrje që vendimi i Qeverisë të dërgohet në Kushtetuese.

“Bëjmë thirrje te deputetët dhe te Avokati Popullit që këtë vendim arbitrar dhe hakmarrës ndaj sistemit të drejtësisë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për kontroll kushtetues dhe rivendosjen e kushtetutshmërisë në punën e sistemit të drejtësisë”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?