Tahiri për Kurtin: Dramë me targa për përgatitje të opinionit për kompromise

Tahiri për Kurtin: Dramë me targa për përgatitje të opinionit për kompromise

Dramatazim të çështjes së targave për qëllim të përgatitjes së opinionit për kompromise. Kështu i ka karakterizuar qëndrimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ish-Kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, raporton gazeta online Reporteri.net. Se tashmë Kurti ka bërë kompromise, Tahiri e merr për fakt të kryer. Kjo, siç thotë ajo, është kur ai pranoi […]

Kështu i ka karakterizuar qëndrimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ish-Kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, raporton gazeta online Reporteri.net.

Se tashmë Kurti ka bërë kompromise, Tahiri e merr për fakt të kryer. Kjo, siç thotë ajo, është kur ai pranoi një kornizë dialogimi në bazë të planit franko-gjerman e cila s’përmban në vete njohje të ndërsjellë.

“Kurti po dramatizon çështjen e targave për të përgatitur opinionin për kompromise. Tashmë të parin e bëri duke pranuar mungesën e njohjes reciproke në planin franko-gjerman”, ka shkruar Tahiri në profilin e saj në Facebook.

Edhe para mëse dy jave, Tahiri kishte qenë kritike ndaj planit franko-gjerman, e cila nuk përmbante njohjen. “Kurti nga Parisi marrëveshje finale pa njohje me Serbinë mund t’ia sjellë Lëvizjes Vetëvendosje, por assesi Kosovës”, kishte shkruar ajo.

Në takimin trilateral të djeshëm në Bruksel nuk pati marrëveshje për targat, takim ky që prodhoi edhe një tensionim në diskursin BE-Kosovë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme peshën e fajin e rëndoi mbi Kosovën, derisa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti “gabim që duhet korrigjuar”, siç tha ai, heqjen dorë nga Borell nga marrëveshje e përgjithshme për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, dhe reduktim të “urgjencës së takimit” në çështje të targave, shkruan Reporteri.net.

Kurti dje pas mesnate, me kërkesë të ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, u pajtua të shtyejë zbatimin e fazës së gjobitjes për vozitësit me targa “KM, etj” për edhe 48 orë të tjera, përkatësisht deri mëngjesin e së enjtes.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?