Tahiri ironizon me fjalën e Mimoza Kusarit: Po vazhdoj shqip, se nuk di serbisht

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka ironizuar me fjalën e homologes së Vetëvendosjes në Kuvend, ku foli serbisht, e iu tha qytetarëve serbë në vendin tonë, që të mos bojkotojnë institucionet e shtetit. Në momenti kur Tahiri mori fjalën, tha se po ‘vazhdon shqip se nuk di serbisht’. “Unë nuk muj me folë […]
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka ironizuar me fjalën e homologes së Vetëvendosjes në Kuvend, ku foli serbisht, e iu tha qytetarëve serbë në vendin tonë, që të mos bojkotojnë institucionet e shtetit.
Në momenti kur Tahiri mori fjalën, tha se po ‘vazhdon shqip se nuk di serbisht’.
“Unë nuk muj me folë serbisht se s’di. Po vazhdoj shqip.
Kemi punuar për më shumë se një dekatë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veriun e Kosovës.
Pikat kufitare janë djeg atje. Por kemi pasë angazhim të përbashkët për të ofruar një ambient më të qetë më të sigurtë për të gjithë qytetarët që jetojnë atje”, tha Tahiri. /Periskopi