Szunyog: Vendimi për vizat do të merret deri në fund të vitit

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se deri në fund të këtij viti do të merret një vendim për liberalizimin e vizave. Suznyog gjatë diskutimit për Raportin për Kosovën, tha se është i lumtur që kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se deri më 20224 do të duhej të arrihej një […]
Suznyog gjatë diskutimit për Raportin për Kosovën, tha se është i lumtur që kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se deri më 20224 do të duhej të arrihej një marrëveshje me Serbinë.
Sipas tij, ky proces lidhet ngushtë edhe me proceset evropiane të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Kam besim se do të merret vendimi nga Këshilli para përfundimit të këtij viti. Do të merret vendimi gjatë vitit 2022. Le të shpresojmë se kjo do të ndodhë dhe atëherë do të heqim një problem nga tavolina”, tha Szunyog, në debatin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”.












