Syla për ZRRE: Dënuat KEDS për t’mbledhur fonde që KOSST t’i furnizojë serbët në Veri falas përsëri

Syla për ZRRE: Dënuat KEDS për t’mbledhur fonde që KOSST t’i furnizojë serbët në Veri falas përsëri

Gazetari Valon Syla ka sfiduar bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të arsyetohet, nëse mundet, për dënimin e distributorit të energjisë elektrike “KEDS”, ndërsa ndaj Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut “KOSTT” nuk ka shqiptuar një të tillë. Gazetari Valon Syla që përcjell energjetikën ka kohë, nuk e mbështolli kritikën e tij e as […]

Gazetari Valon Syla që përcjell energjetikën ka kohë, nuk e mbështolli kritikën e tij e as nuk priti përgjigje por drejtpërdrejtë e shpjegoi ku është telashi.

“Bordi politik i Vetëvendosjes ne ZRRE e ka denu KEDS’in pse i ka furnizu shqiptarët me rryme. KOSTT’in e ka fale sepse i ka furnizu serbët e veriut njejte me rryme, vec ata pa pare. Pra, me miliona euro te buxhetit” shkroi Syla dhe shtoi më tej. “Pse ua moret KEDS’it 11 milionë? Me e mbushe buxhetin që me pasë pare me ia dhane KOSTT’it me e furnizu veriun prapë pa pare a?”

Syla tutje shtjelloi se në ideologjinë majtiste të partisë Vetëvendosje është të shkatërrojë biznesin private dhe e kanë premtuar, por nuk është e vetmja gjë që kanë premtuar.

“Keta jane zotu mi shkatrru bizneset, edhe keto se kane mshef kurrë, po vec edhe paten premtu qe s’pagujne asni cent per Veriun. Armiku s’flen, jena ktu me jau rikujtu…”

Valon Syla më tej theksoi se nëse kjo çështje del para gjyqësorit, siç ndodh shpesh me institucionet publik do të humbin rastin tani shtohet edhe një barrë financiare për buxhetin kosovar. E shtoi edhe një vlerësim si për ZRRE dhe kryeministrin Kurti sa i përket energjisë.

“Por nëse vendoset në gjyq kjo, keni me humb si me KEK’un. Shumë bord i lodht jeni. E keni mashtru Kurtin, po neve gazetarëve që e kemi përcjellë energjetikën nga rifillimi, e keni ma vështirë”.

Me 16 nëntor Bordi ZRRE miratoi propozimin e gjobitjes së KEDS dhe KESCO ndaras me nga 8.4 milionë dhe 2.7 milionë përkatësisht. Që të dyja këto kompani kanë njoftuar se do të ndjekin rrugët ligjore për të dëshmuar të kundërtën e pretendimeve të ZRRE’së se kishin rrezikuar furnizimin e rregullt të energjisë për qytetarë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?