Sulmohet në veri kameramani i “Insajderit”

Kameramani i Insajderit, Jetmir Muji është sulmuar fizikisht nga disa persona të nacionalitetit serb. Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës. I riu me kombesi shqiptare është kidnapuar nga disa serb. Është futur në një veturë të tyre. Është rrahur dhe është […]
Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.
I riu me kombesi shqiptare është kidnapuar nga disa serb. Është futur në një veturë të tyre. Është rrahur dhe është lënë në rrugë në pjesën veriore të Kosovës.
Kameramani i Insajderit Jetmir Muji ka qenë duke e xhiruar këtë veprim të tyre. Sulmuesit e kanë goditur Mujin pas kokës.
Ai i është nënshtruar intervenimit mjekësor në emergjencën e Mitrovicës së Jugut.












