Stoltenberg flet me Borrellin për targat: Jemi të zhgënjyer

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i zhgënjyer për mosarritjen e një marrëveshje për targat në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell lidhur me situatën e krijuar. Tutje Stoltenberg ka thënë se […]
Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell lidhur me situatën e krijuar.
Tutje Stoltenberg ka thënë se përshkallëzimi duhet të shmanget dhe se tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike.
“Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget”, ka shkruar ai.
Stoltenberg ka thënë se NATO mbetet vigjilent. /Periskopi/












