Skënder Hyseni: Osmani me qëndrime si të Millosheviqit, Kurtin nuk do ta marr më askush seriozisht

Skënder Hyseni: Osmani me qëndrime si të Millosheviqit, Kurtin nuk do ta marr më askush seriozisht

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka komentuar deklaratën e fundit të presidentes Osmani, deklaratë kjo goditëse ndaj Josep Borrell, kryediplomatit evropian. Pas përfundimit të takimit në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, kryeministri i vendit Albin Kurti, gishtin e drejtoi nga përfaqësuesi i BE-së Josep Borrell, për të cilin tha se hoqi dorë nga marrëveshja […]

Pas përfundimit të takimit në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, kryeministri i vendit Albin Kurti, gishtin e drejtoi nga përfaqësuesi i BE-së Josep Borrell, për të cilin tha se hoqi dorë nga marrëveshja e marsit të 2023-ës.

Pas tij, reagoi edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila qasjen e Borrellit e quajti të njëanshme.

Por këto deklarime të Osmanit, ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hyseni po i përngjajnë me ato të liderit komunist Enver Hoxha e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq.

“Edhe Millosheviqi e quante krejt botën armiq të Serbisë atëherë kur bota neve na ndihmonte, edhe ata e quanin krejt botën, krejt bota janë armiq të Serbisë. Edhe Vjosa Osmani dje tha se krejt bota janë armiq të Kosovës dhe po ia mbajnë anën Serbisë. Po kjo nuk është e vërtetë fare”, u shpreh Hyseni.

Pranimin e kërkesës së ShBA-së për shtyrje 48-orëshe të vendimit të gjobitjes për targa, Hyseni e sheh si hap pozitiv, por që do të sjellë pasoja për Kurtin.

“Mënyra qysh është tërheq tregon më së miri se Albin Kurti nuk ka konsistencë politike që e mban as dy ditë se jo dy muaj. Kjo është politikë shkatërrimtare dhe tash e tutje unë ju siguroj që Albin Kurtin nuk do ta merr seriozisht askush në botë”, shtoi ai.

Edhe pse pajtohet që vendimi për targa është i ligjshëm, Hyseni thotë se para ligjshmërisë në këtë rast vijnë elemente të tjera.

“Nëse ligjshmëria shkakton tension dhe përshkallëzon dhe e sjell situatën te lufta e përshkallëzimi, nuk duhet të zbatohet hiq….. Nëse don me zbatue ligj, pse s’po e zbaton ligjin edhe te Manastiri i Deçanit” tha ai.

Hyseni shton se Kurti për arritjen e qëllimeve të veta nuk zgjedh mjet, madje edhe nëse kjo nënkupton që duhet të vdesë dikush.

Skënder Hyseni në kohën e Qeverisë Hoti ishte koordinator për dialogun me Serbinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?