Skandali me nderimin e ushtarëve serbë nga FSK, Kastrati: Ata veç kryejnë urdhra e vendime të Qeverisë

Skandali me nderimin e ushtarëve serbë nga FSK, Kastrati: Ata veç kryejnë urdhra e vendime të Qeverisë

Ish-komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati në një intervistë për Periskopin ka  thënë disa fjalë edhe për skandalin e prezencës së gardës së FSK’së pranë përmendores  në Dragodan të  ushtarëve serbë të vrarë në vitet 1912-18. Kastrati thekson se pjesëtarët e FSK’së vetëm zbatojnë urdhrat që u jepen. ”Aty duhet të përgjigjet komandanti dhe ministri i […]

Kastrati thekson se pjesëtarët e FSK’së vetëm zbatojnë urdhrat që u jepen.

”Aty duhet të përgjigjet komandanti dhe ministri i Mbrojtjes. Forca e Sigurisë së Mbrojtjes dhe pjesëtarët e saj janë obligativ  që të kryejnë çdo urdhër dhe vendim të Qeverisë nëse nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin. Nuk është në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën, pyetni ata pse e kanë bërë atë punë. Unë nuk duhet të merrem me të.

Intervista e plotë në PERISKOP

Ministria e Mbrojtjes pati dalë me një reagim për pjesëmarrjen e Gardës Ceremoniale të FSK-së në ceremoninë e 104-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës, ku FSK u pa gatitu pranë pllakës përkujtimore të ushtarëve të rënë sërbë në vitet 1912-18.

Anipse pamjet dëshmojnë se Garda e FSK-së nderoi ushtarët e rënë serbë, Ministria e Mbrojtjes e mohon këtë.

“Pllakat përkujtimore të të rënëve të këtyre dy kombeve, janë të vendosur në një hapësirë të përbashkët me pllakën e të rënëve serb të vitit 1912-1918, por që si ngjarje në periudhë kohore e as me aktivitetin në fjalë nuk kanë asnjë lidhje. Theksojmë edhe njëherë se Togu i Gardës Ceremoniale ka marrë pjesë si formacion mbështetës i Ambasadës franceze, nën organizimin e tyre, me qëllim nderimin e ushtarëve të rënë francez dhe gjerman”, thuhet në reagimin e tyre.

Komandanti  i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, ka thënë se kishte pasur ftesë nga ambasada gjermane dhe ajo franceze që garda e FKS-së të nderojë të rënët e Luftës së Parë Botërore.

Por shton se “nuk ka qenë qëllimi të nderohen ushtarët serbë”.

Ai në Pressing të T7 ka shtuar se “rreshtimi është bërë gabim”, duke e përsëritur se ceremonia ka qenë vetëm për të rënët francezë dhe gjermanë.

“Garda ceremoniale nuk ka shku me i nderu ushtarët serbë. Garda ka shku me ftesë të ambasadës gjermane dhe franceze. Në pllaka janë edhe të rënet gjermanë, francezë, por edhe serbë. Kjo është e tëra”, ka thënë ai.

Ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodh asnjëhërë, mirëpo rikujtoi se edhe në të kaluarën shumë politikanë “kanë rënë në situata të tilla”.

Krejt kjo për shkak të lapidarëve që disa prej tyre janë të rreshtuar gabim, duke e përfshirë edhe këtë te varrezat krishtere në Prishtinë.

“Për shkak të afërsive të pllakave që janë afër, ka ndodh edhe të kaluarën, kanë rënë edhe shumë liderë në këtë grackë, por nuk janë nderuar ushtarët serbë”, ka thënë ai.

Ngjarja ka ndodhur më 11 nëntor kur ambasada e GJermanisë dhe e Francë organizuan ceremoni për 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore./PERISKOPI/

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?