Si e pengoi Kurti liberalizimin e vizave përmes demarkacionit dhe dramës në Bruksel

Si e pengoi Kurti liberalizimin e vizave përmes demarkacionit dhe dramës në Bruksel

Përderisa shumica e njerëzve në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor thjesht mund të paketojnë valixhen e tyre, të blejnë një biletë dhe të marrin pasaportën e tyre për të shkuar në destinacionin e zgjedhur të pushimeve verore, qytetarët e Kosovës kurrë nuk e kanë pasur atë privilegj. Problemet e vizave kosovare janë po aq të vjetra […]

Megjithatë, më afër se kurrë liberalizimit të vizave ishim në vitin 2016, atëherë kur kusht i Brukselit për vizat ishte kalimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Demarkacioni me Malin e Zi, sikurse dhe luftimi i korrupsionit, ishin dy kushte të panegociueshme për Brukselin, që Kosova vetëm pas kësaj të ketë mundësinë t’i jap fund izolimit dhe të lëvizë pa viza në zonën ‘Schengen’. Këtë qëndrim rreth vizave, europianët ia kishin ritheksuar ish-ministres për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha.

Madje, diplomati Christian Danielsson gjatë qëndrimit në Prishtinë, kishte thënë se qëndrimi i BE-së për demarkacionin është i prerë.

– Kush e pengoi?

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes me dhunë, ashtu siç kishin vepruar gjithnjë sa ishin në opozitë, hodhën gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke penguar kështu ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Ish- shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli kishte kërkuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje që ta votojnë këtë marrëveshje, pasi sipas tij ishte jetike për interesin e qytetarëve të Kosovës.

“Mungesën e liberalizimit të vizave adresojeni te ata që e bllokuan demarkacionin”, deklaronte në anën tjetër ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel.

Ai thoshte se nuk është për t’u habitur pse Kosova nuk ishte e përfshirë në vendimin e BE-së bashkë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave.

“Të dashur miq kosovare: ju mund të keni dëgjuar lajmin për Ukrainën dhe Gjeorgjinë afrimit me liberalizimin e vizave. Pse është Kosova nuk përfshihet? Ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi ka qenë gjithmonë një parakusht, dhe Kosova nuk ka përmbushur atë”, kishte shkruar ai.

Ratifikimi i Demarkacionit ndodhi tek në vitin 2018. Me 80 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ratifikoi Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e demarkacionit u zhvillua nën tensione e masa të shtuara të sigurisë.

Hedhja e gazit lotsjellës dhe ndërprerja e seancës në katër rastet kur është provuar të votohet për ratifikimin e demarkacionit, ka sjellë si rezultat largimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga salla e Kuvendit nga Policia e Kosovës.

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit, kryeministri Ramush Haradinaj tha se tani Kosova pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, “që më në fund qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë”.

Ratifikimi i Demarkacionit, Kosova ende mbeti pa viza – fajtori mbetet Vetëvendosja

“Kosovës po i ikën treni i liberalizimit të vizave”, thoshte ish kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Kështu me të vërtetë edhe ndodhi…

Vonesa e ratifikimit të Demarkacionit, nga pengimi i Lëvizjes Vetëvendosje, bëri që Kosova edhe kësaj radhe të mos e zë trenin e fundit për Evropë.

Katë vite më vonë, Kosova ende pa viza – Vetëvendosje qeverisë vendin

Edhe katër vite më pas Kosova ende nuk gëzon liberalizim të vizave. Ndryshimi i vetëm është që kësaj radhe Kosova udhëheqet nga partia e cila dikur pengonte ratifikimin e Demarkacionit, që u bë shkak i mosliberalizimit të vizave.

Këtë vit, liberalizimi i vizave ishte në rend dite në BE.

Presidenca çeke e BE-së dërgoi letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë, më 13 tetor.

“Pasi Presidenca Çeke mendon se arsyet e lidhura me politikën e jashtme për liberalizimin e vizave për Kosovën janë bindëse, ajo shpreson se të gjitha shtetet anëtare të BE-së do të arrijnë pajtim të brendshëm politik për këtë çështje. Qasja gjeopolitike e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është e domosdoshme. Rajoni ka nevojë për sinjal të qartë se procesi i zgjerimit të BE-së është i besueshëm dhe se BE-ja është e gatshme t’i shpërblejë përpjekjet për reforma që bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor” thuhet në këtë dokument.

Pavarësisht se pritej që Komisioni Evropian të konfirmojë mendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo nuk ndodhi.

Marrëveshja e Kosovës dhe Serbisë për targat

1 nëntori shënoi ditën kur filloi qortimi nga Policia e Kosovës për pronarët e automjeteve me targa ilegale.

Kjo masë do të vazhdonte deri me 21 nëntor, ndërkaq nga kjo datë deri më 21 janar, të gjithë pronarët e makinave me targa serbe në Kosovë, do të gjobitshin me nga 150 euro.

Por 21 nëntori nuk qe fillimi i zbatimit të kësaj faze, pasi Policia e Kosovës njoftoi të dielën e kaluar, se shqiptimi i gjobave do të niste një ditë më vonë – më 22 nëntor, ditë e hënë, ditën kur u mbajt takimi urgjent trepalësh në Bruksel, që vendosi përballë kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ky takim përfundoi pa marrëveshje.

Jo vetëm që përfundoi pa marrëveshje, por pala kosovare mori kritika nga Bashkimi Evropian si asnjëherë më parë.

“Mungesë e respektit të palëve dhe posaqërisht për Kosovën”, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrel, pasi Kurti nuk e pranoi këtë marrëveshje.

Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.

“Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale”, tha Presidenca çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje.

Kjo dramë e kryeministrit Kurti në Bruksel zgjati veç një ditë.

Bashkimi Evropian pas dështimit të arritjes së marrëveshjes mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, thirri në takim kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq.

Atë që Kurti e refuzoi, zv.Kryeministri Bislimi e pranoi.

Kosova dhe Serbia, të mërkurën mbrëma arritën marrëveshje për targat, në Bruksel.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, bëri të ditur se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”, tha ai.

Këtë “dramë të Kurtit” e panë edhe deputetë e njohës politikë, të cilët kritikuan Kurtin se u bë shkaktar edhe për shtyerje të liberalizimi të vizave.

“Pas të mërkurës vjen marrëveshja, a po Besnik Bislimi? Humbje kohe, prishje e raporteve me miqtë tanë, shtyrje e liberalizimit të vizave, tërheqje pa datë për marrëveshje finale – vetëm për t’u kthyer tek targat. Keq – shumë keq!”, shkroi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

“Kjo sjellje, përveç se ka lënduar marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare dhe shtetet mike, për të cilat Kosova ka nevojë, ka bllokuar dhe proceset kryesore integruese të vendit”, thuhet në reagimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sikurse për Demarkacionin edhe për dramën e Kurtit në Bruksel, Kosovës iu shty edhe njëherë tjetër liberalizimi i vizave, kështu thotë profesori Muhamet Hamiti.

Ajo që e vërteton faktin që këto drama të Kurtit po pengojnë liberalizimin e vizave, u vërtetua pak më parë. Ende pa kaluar 24 orë nga nënshkrimi i marrëveshjes në Bruksel nga Bislimi, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të kthehet në agjendën e ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian në javët në vijim. Kështu bëri të ditur Presidenca çeke për mediat kosovare.

“Ende nuk kemi një datë të saktë se kur tema e liberalizimit të vizave për Kosovën do të rikthehet në agjendën e ambasadorëve, por shpresojmë në javët në vijim”, është thënë nga kjo Presidencë”./Enis Rrustemi-Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?