Shtyrja për 48 orë, nga BE flasin për Periskopin: Do ta shfrytëzojmë këtë kohë për të gjetur zgjidhje

Shtyrja për 48 orë, nga BE flasin për Periskopin: Do ta shfrytëzojmë këtë kohë për të gjetur zgjidhje

Kosova ka vendosur që ta shtyjë për 48 orë zbatimin e gjobave për targat ilegale serbe, pas kërkesës që erdhi nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Periskopi ka kontaktuar me zëdhënësin e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano, për të komentuar këtë vendim të Kurtit. Stano për Periskopin […]

Periskopi ka kontaktuar me zëdhënësin e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano, për të komentuar këtë vendim të Kurtit.

Stano për Periskopin ka folur edhe për takimin e djeshëm Kurti-Vuçiq në Bruksel, derisa ka thënë se BE i ka paraqitur dy propozime të balancuara kompromisi që do të kishin de-përshkallëzuar situatën aktuale, për të cilat nuk pati pajtime.

“Borrell dhe Lajçak, pritën kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç më 21 nëntor për një takim urgjent për të zbutur përshkallëzimin e afërt në veri të Kosovës për një mosmarrëveshje mbi targat. Gjatë takimit, lehtësuesi i BE-së paraqiti dy propozime të balancuara kompromisi që do të kishin de-përshkallëzuar situatën aktuale. Fatkeqësisht, ende nuk është arritur marrëveshje për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve. Borrell u bëri thirrje palëve që të përmbahen nga çdo masë që mund të përshkallëzonte situatën në terren dhe kujtoi se ai priste që palët të angazhoheshin në mënyrë konstruktive për të arritur një marrëveshje”, ka deklaruar Peter Stano.

Ai tutje shtoi se BE do ta shfrytëzojë këtë periudhë për të vazhduar bisedimet me të dyja palët me synimin për të gjetur një zgjidhje.

“Kosova është pajtuar që të shtyjë vendosjen e gjobave për 48 orë. Ne do ta shfrytëzojmë këtë periudhë për të vazhduar bisedimet me të dyja palët me synimin për të gjetur një zgjidhje. Nëse anëtarësimi në BE është objektivi përfundimtar i Kosovës dhe Serbisë, për të cilin janë zotuar të dyja, ne presim që edhe ata të veprojnë në përputhje me rrethanat”, ka thënë Stano.

Kujtojmë që dje në Bruksel, në takimin Kurti-Borrell-Vuçiq nuk pati asnjë marrëveshje për targat, ndërsa sot Kurti tha se nuk ka folur me Borrellin mirëpo shtoi se SHBA është në kontakt me Brukselin. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?