Shtrenjtohet edhe mishi: Nga 7.5, kilogrami shkon deri në 13 euro

Rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, nuk i ka shpëtuar as mishi. Një kilogram mish ka një çmim gogja të shtrenjtë, duke pasur parasysh gjendjen sociale në vend. Një kilogram mish ka një çmim prej 9 deri në 13 euro. Bujar Humolli, i cili ka mishtoren e tij, thotë se çmimet e mishit, po vazhdojnë […]
Bujar Humolli, i cili ka mishtoren e tij, thotë se çmimet e mishit, po vazhdojnë të rriten.
“Shtrenjtimët kanë filluar si në krejt Evropën ashtu edhe në Kosovë, mishi i viçave dhe demave. Në kryesisht i blejmë nëpër tregjet e Kosovës. Çmimi i mishit të demit për momentin është 9 euro, mishi i viçit 13 euro. Kemi qebapët ka 5 euro, ndërsa suxhuku është 7 euro dhe mishi i terur shkon në 20 euro”, ka thënë ai.
Humolli shpreson që këto shtrenjtime mos të vazhdojnë, pasi që gjendja në Kosovë është renduar.
“Uroj të mos ketë shtrenjtime sepse po e shohim gjendjen në Kosovë siç është, edhe në Evropë”, theksoi ai.
Ai teksa bënë krahasimet e çmimeve të mishit, me ato të vitit të kaluar, thotë se kanë pësuar rritje diku nga 4 deri në 5 euro.
“Mishi vitin e kaluar ka qenë 7 deri 7.50 euro, kurse këtë vit është 9 euro. Po flasim për mishin e demit. Ndërsa, çmimi i mishit të viçit të qumështit ka qenë 10 euro tashmë është 13 euro”
“Ka pasur edhe rritje të çmimeve të viçave të gjallë, nëpër tregjet e Kosovës, diku sillen prej 4-5 euro kg”, tha ai.












