Shtatzëna e vrarë në QKUK ishte nga fshati ‘Llukagji’ i Lipjanit

Viktima ishte nga fshati Llukagji i Lipjanit me inicialet K.K, mëson Gazeta Blic. Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e një gruaje në oborrin e QKUK’së, që po dyshohet se ishte shtatzënë. Flora Ahmeti për Periskopin ka dhënë detaje. ”Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në […]
Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e një gruaje në oborrin e QKUK’së, që po dyshohet se ishte shtatzënë.
Flora Ahmeti për Periskopin ka dhënë detaje.
”Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.”/PERISKOPI/












