Shqipe Selimi: Ekspozita e Rexhës, emocionuese se ku janë realizuar këto piktura

Shqipe Selimi: Ekspozita e Rexhës, emocionuese se ku janë realizuar këto piktura

Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka folur rreth punës dhe ekspozitës personale të bashkëshortit të saj. Ajo tha se ekspozita e Rexhep Selimit e titulluar “Në garë me botën gri”, përmban 110 piktura që sipas saj janë bërë për nderë të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. “Në një mënyrë, kjo është ta shënojmë […]

Ajo tha se ekspozita e Rexhep Selimit e titulluar “Në garë me botën gri”, përmban 110 piktura që sipas saj janë bërë për nderë të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Në një mënyrë, kjo është ta shënojmë si datë edhe 28 nëntorin, daljen publike të UÇK-së, ku dihet se Rexha ka qenë protagonist me shokët e vetë në daljen publike dhe kështu, Rexha të jetë prezent me këtë ekspozitë për këtë 28 nëntor”.

“E falënderoj Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilët e kanë mundësuar dhe kanë qenë mbështetësit kryesor që kjo ekspozitë të realizohet sot”, është shprehur ajo Klan Kosova.

Tutje, ajo tregoi edhe shtytjen që Rexhepi e ka marrë prej saj, ku tha se gjatë vizitave tek ai në Hagë, gjatë shkuarjes nga Kosova i ka çuar pëlhura dhe kur është kthyer i ka marrë të pikturuara.

“Emocionuese është për faktin se ku janë realizuar dhe koha kur po realizohen është emocionuese. Por, ai emocion po përkthehet në bukuri, këto piktura janë aq të bukura saqë ndoshta, koha që është atje, ai po e tregon emocionin e vetë në këto piktura dhe po tregon sesa vullnet ka për jetën”, është shprehur Selimi.

Më tej, ajo dha edhe detaje mbi shëndetin e 10-shit të UÇK-së, për të cilin tha se bashkë me shokët e tij po mbahet padrejtësisht në Hagë.

“Rexha është shumë mirë me shëndet, është i fortë e kreativ. Nuk e merr afër zemrës se është në një vend të caktuar dhe duhet të vuaj, por përkundrazi. Janë duke u përballur me një padrejtësi të momentit, që shpresojmë të kaloj sa më shpejtë për të e shokët e tij”, është shprehu ajo, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?