Sheholli: Në veri ka njerëz të panjohur edhe për vetë serbët – ja çka ka ndodhë para disa ditësh

Fatmir Sheholli, thotë se në veriun e Kosovës, para disa ditësh është organizuar largimi i disa fëmijëve të qytetarëve serbë, me autobusë për në Serbi. “Po ju tregoj dhe ky është lajm për herë të parë, në veri para do ditësh, është organizu largimi i fëmijëve serbë nga shkollat dhe janë dërgu në Serbi. Kjo […]
“Po ju tregoj dhe ky është lajm për herë të parë, në veri para do ditësh, është organizu largimi i fëmijëve serbë nga shkollat dhe janë dërgu në Serbi. Kjo po ndodh për shkak se po përgatitën për ndonjë situatë pas çështjes që është krijuar së fundmi”, tha Sheholli për Periskopin, në intervistën që transmetohet edhe në T7 dhe një deklaratë të tillë, e përsëriti disa herë.
“Mendja ime që është iu ka futë këtij muhabeti me dy koncepte, nëse e sheh që nuk ka rrugëdalje dhe do të ketë mos dëgjueshmëri qytetarë, bojkotim të institucioneve, mund të na dërgojë në zgjedhje. Kjo është premisa e parë që po më shkon ky njeri pasi nuk e dëgjon Amerikën, e dëgjon për 48 orë por jo cka po kërkon Amerika, nëse shkon me këtë formë frontale, me hi në mal pa sakicë, është keq me shku në pyll pa sopatë, nëse ne veri ky mendon që me formë të respresionit që është ligjor por nganjëherë ligji lyp dialog e jo zbatim atje ku nuk mund të zbatohet, nëse në këtë formë dëshiron që të përdorë mjete demokratike repressive ndaj qytetarëve për shkak të mosdëgjueshmërisë për një vendim qeveritar, atëherë Kurti na futë në një konflikt me serbët lokale dhe jo vetëm me ta.
Jam shumë i bindur, e kemi informu edhe Departamentin Anti terrorizëm në Policinë e Kosovës, në veri ka njerëz që gravitojnë, kanë hy atje, shëtiten, ata për një të mirë nuk kanë ardhë atje”, tha Sheholli./Periskopi












