SHBA: Tërheqja e Rusisë nga Hersoni, fitore e jashtëzakonshme për Ukrainën

SHBA: Tërheqja e Rusisë nga Hersoni, fitore e jashtëzakonshme për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë tha më 12 nëntor se tërheqja e Rusisë nga qyteti ukrainas i Hersonit është një “fitore e jashtëzakonshme” për Ukrainën. “Duket sikur ukrainasit sapo kanë shënuar një fitore të jashtëzakonshme në një prej kryeqyteteve rajonale që Rusia kishte marrë nën kontroll, e që tani është nën kontrollin ukrainas. Kjo është një gjë […]

“Duket sikur ukrainasit sapo kanë shënuar një fitore të jashtëzakonshme në një prej kryeqyteteve rajonale që Rusia kishte marrë nën kontroll, e që tani është nën kontrollin ukrainas. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme”, tha për gazetarët këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, teksa shoqëroi presidentin amerikan, Joe Biden, në samitin ASEAN në Kamboxhia.

Sullivan i bëri këto deklarata disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Hersoni është “i yni”, pasi forcat speciale ukrainase hynë në qytetin strategjik që gjendet në jug të Ukrainës.

Rusët u tërhoqën nga Hersoni, duke bërë që Kievi të shënojë një fitore të rëndësishme në fushëbetejë, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë të rimarrin territorin qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar në fund të shkurtit.

Video të postuara në rrjetet sociale shfaqën qytetarë me flamuj kombëtarë të Ukrainës duke mirëpritur arritën e trupave ukrainase në qytet.

“Ne po fitojmë betejat në terren. Por, lufta vazhdon”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pasi Ukraina mori Herosnin.

Duke folur në samitin e Azisë Juglindore në Kamboxhia më 12 nëntor, Kuleba tha se marrja e qytetit ishte e vështirë.

“E kuptoj që të gjithë duan që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne jemi ata që e duam këtë gjë më së shumti”, tha Kuleba gjatë takimit me kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese.

Ndërkaq, Sullivan tha se tërheqja e rusëve “mund të ketë implikime më të gjera strategjike”, përfshirë edhe zbutjen e kërcënimit afatgjatë nga Rusia ngaj qyteteve të tjera jugore ukrainase, sikurse Odesa.

“Është moment i rëndësishëm edhe për shkak të këmbënguljes dhe aftësisë së jashtëzakonshme të ukrainasve, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, tha Sullivan.

I pyetur rreth raportimeve se administrata Biden ka nisur t’i kërkojë Zelenskyt që të eksplorojë mundësitë për bisedime me Moskën, Sullivan tha se Rusia, dhe jo Ukraina, është pala që duhet të vendosë nëse dëshiron të ulet në tavolinën e bisedimeve./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?