Shasha pas takimit Kurti-Vuçiq: Llugë llugë llugë

Shasha pas takimit Kurti-Vuçiq: Llugë llugë llugë

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar pas takimit të sotëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit. Përmes një shënimi në Facebook Shasha thotë se palët dialoguese po manipulojnë me opinionin publik. “Njëri del në video që është super komod me negociatat. Tjetri menjëherë reagon për të thënë se edhe ai është super […]

Përmes një shënimi në Facebook Shasha thotë se palët dialoguese po manipulojnë me opinionin publik.

“Njëri del në video që është super komod me negociatat. Tjetri menjëherë reagon për të thënë se edhe ai është super komod, madje edhe po luan shah. Ama e vërteta është se asnjë palë nuk është komod, prandaj të gjitha palët manipulojnë”, ka shkruar Shasha.

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK e ka përshkruar situatën si “llug llug llug”.

“Ky episod na mëson se për liderët politik shpesh me i rëndësishëm është manipulimi me dialogun se dialogu në vetvete. Prandaj njëri vendos tarifë 100%, tjetri thotë “thikat mbi hartat”, njëri thotë jemi “good guys”, tjetri ngrit MIG-at, llug llug llug”.

“Por në fund dite krejt kjo është e kuptueshme. Manipulimi i politikaneve është i vjetër sa malet. Problemi është veç kur e tepron. Për të qenë manipulimi i efektshëm ai duhet të përmbaj grimcat e se vërtetës dhe realitetit”.

“Dhe ky është pikërisht problemi i dialogut. Ndër vite është krijuar një hendek në mes dialogut dhe qytetareve. Është e pamundur me bind ndonjë qytetar sot se dialogu i ka sjell ndonjë të mirë. Në Kosovë apo në Serbi. Prandaj sot njerëzit kanë humbur durimin për gjithë këtë që po ndodh. E shohin si një farse e cila në vend zgjidhjes së probleme të qytetareve është shndërruar në mjet realizimi të interesave të politikaneve”, ka shkruar tutje Shasha.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?