Rusia njofton për largimin e saj nga Khersoni

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se forcat ruse janë duke u larguar jashtë rajonit të Kherson për në anën tjetër të lumit Dnipro, shkruan BBC. Në paraqitjen e tij të përditshme me gazetarë, zëdhënësi i kësaj Ministrie, Igor Konashenkov, njoftoi shkurt se largimi është duke ndodhur- por nuk përdori fjalën “tërheqje”, ku në vend […]
Në paraqitjen e tij të përditshme me gazetarë, zëdhënësi i kësaj Ministrie, Igor Konashenkov, njoftoi shkurt se largimi është duke ndodhur- por nuk përdori fjalën “tërheqje”, ku në vend të kësaj përdori “manovër”.
“Njësitë ruse janë duke kryer një manovër në pozicionet e para-përgatitura në bregun e majtë të lumit Dnipro në pajtueshmëri të plotë me planin e miratuar”, në drejtim të Mykolaiv-Krivyi Rih, tha ai, duke iu referuar zonës përreth Khersonit.
Asnjë detaj i mëtejshëm nuk u dha dhe asnjë fotografi e manovrimit të trupave nuk e përcolli njoftimin. /Periskopi/












