Rrëfimi i anesteziologut që la QKUK-në: U detyrova të shkoj në Afrikë për të punuar, rroga 650 euro në QKUK nuk mjafton

Rrëfimi i anesteziologut që la QKUK-në: U detyrova të shkoj në Afrikë për të punuar, rroga 650 euro në QKUK nuk mjafton

Ikja e profesionistëve shëndetësorë nga vendi është një alarm për gjendjen aktuale dhe të ardhmen e shëndetësisë në vend. Në mesin e atyre që u detyruan të largohen nga vendi, si pasojë e kushteve financiare, është edhe anesteziologu Gëzim Kunoviku. Në një intervistë për Kiks Kosova, Kunoviku ka rrëfyer sfidat dhe vështirësitë për të braktisur […]

Në mesin e atyre që u detyruan të largohen nga vendi, si pasojë e kushteve financiare, është edhe anesteziologu Gëzim Kunoviku.

Në një intervistë për Kiks Kosova, Kunoviku ka rrëfyer sfidat dhe vështirësitë për të braktisur gjithçka në Kosovë, me qëllimin e vetëm që t’u sigurojë katër fëmijëve të tij shkollimin e duhur.

Kunoviku, i cili ndodhet në zonën e Mogadishut, zonë lufte në Afrikë, ka treguar që rroga prej 650 eurosh që e merrte në QKUK, ishte e pamjaftueshme për mbijetesë në Kosovë.

Andaj, kjo thotë se e detyroi që të linte gjithçka pas vetes për një punë të përkohshme në Afrikë.

Megjithatë, Kunoviku, i cili është edhe rezervist i Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se familja e tij e ka ndjerë mungesën e tij edhe kur ai ishte në Kosovë, pasi që detyrohej të punonte edhe në sektorin privat, në mënyrë që atyre të mos u mungonte asgjë.

“Para pesë ditëve më kontaktoi vajza ime 12-vjeçare dhe më tha: ‘A do ta gjesh një punë që punon më pak?’. Kjo nënkupton se edhe kur kam qenë në Kosovë, nuk kam qenë i pranishëm në jetën e tyre”, tha ndër të tjera ai, raporton Klan Kosova.

Kunoviku u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të marrin masa emergjente për ndalimin e ikjes së profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit, pasi që në të kundërtën vendi mund të vijë në një situatë ku do të detyrohen të marrin kuadro mjekësore nga vendet e Lindjes.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?